Konservatorë evropianë po diskutojnë për kushtetutën evropiane | Evropa | DW | 08.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Konservatorë evropianë po diskutojnë për kushtetutën evropiane

Një grup politikanësh konservatorë evropianë nga Berlini, Parisi dhe Parlamenti Evropian po zhvillojnë biseda konfidenciale për rinisjen e bisedimeve për ratifikimin e kushtetutës së BE, bën të ditur revista "Der Spiegel."

default

Në këtë grupi të politikanëve konservatorë që po zhvillojnë biseda për kushtetutën bëjnë pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Zhak Shirak dhe udhëheqës të tjerë konservatorë evropianë, bën të ditur revista.

Kushtetuta Evropiane u bllokua pasi votuesit në Francë dhe në Hollandë e refuzuan projektin vitin e kaluar.

Tani, shkroi Der Spiegel, grupi i konservatorëve evropianë planifikon të theksojë e forcojë dy kapitujt e dokumentit, i cili përshkruan funksionet e bashkimit të 25 shteteve dhe ligjin e përbashkët dhe civil që aplikohet te këto vende. Versioni i ri do të hidhet në votë te popullata franceze dhe hollandeze.

Kapitulli i tretë, i cili është krejtësisht burokratik, do të ratifikohet pastaj nga parlamenti i secilit nga vendet.

Nëse do të veprohet kështu, atëherë kjo do të thotë se të dyja këto vende do t'i japin në fund miratimin e tyre të njëjtit dokument, për të cilin kanë rënë dakord 14 shtetet e tjera të BE. Kushtetuta duhet ende të miratohet nga shtetet e tjera.

Në fundt të janarit, me ftesë të qeverisë austriake, një grup politikanësh, artistësh dhe intelektualësh evropianë u takuan në Strasburg për të diskutuar për një rrugë për të ecur përpara me projektin e kushtetutës. Mes për mes bllokut pati mendime jo të njëjta për atë që duhet bërë.Përpjekja më e fundit ka gjasa të ndodhë kur Gjermania të marrë presidencën e radhës së BE, në gjysmën e parë të vitit 2007.

Kushtetuta nuk mund të hyjë në fuqi, për aq kohë sa nuk e kanë miratuar të 25 shtetet anëtare.

  • Data 08.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBu
  • Data 08.03.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBu