Kongresi i Unionit Kristian Social CSU nuk i zgjidhi diferencat me partinë motër CDU | Gjermania | DW | 14.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kongresi i Unionit Kristian Social CSU nuk i zgjidhi diferencat me partinë motër CDU

Kongresi i 71-të i unionit kristian social, i cili përfundoi të shtunën në Augsburg, nuk mundi t´i zgjidhë diferencat mes këtij unioni dhe atij kristian demokrat CDU.

Shpesh janë gjestet e vogla ato që dëshmojnë situatën reale të një marrëdhënieje: Kur kancelarja gjermane Angela Merkel përfundoi fjalimin e saj si e ftuar e nderit e unionit CSU, kryeministri bavarez i dhuroi asaj një buqetë të madhe me lule. Më pas ata buzëqeshën së bashku përpara kamerave të gazetarëve. Pra gjithçka në rregull? Vetëm për ata që nuk shohin me vëmendje. Spese buzëqeshja e Stoiberit ishte e ngrirë. Dhe përse vallë ata të dy shkëmbyen vetëm pak fjalë me njëri-tjetrin tek pozonin për gazetarët, e pak çaste më pas u larguan menjëherë nga njëri-tjetri?

Shpesh gjestet e vogla janë domethënëse. Në fakt Merkel dhe Stoiber donin të dëshmonin se mbajnë një qëndrim të përbashkët. Fundja debatet mes tyre kanë qënë të stuhishme. Sidomos përsa i përket reformës së dështuar të sistemit shëndetësor, të cilën Stobier e kish hartuar së bashku me kancelaren dhe kabinetin e saj qeveritar. Por kur bavarezi e sulmoi sërish punën e koalicionit të madh qeveritar, marrëdhëniet mes CDU-së dhe CSU-së u rrezikuan hapur. Të gjithë shpresonin se me zhvillimin e këtij kongresi do të zgjidheshin të gjitha diferencat.

Por nuk ndodhi kështu. Stoiber kërkon me ngul që t´i rifitojë zgjedhjet për parlamentet e landeve gjermane në vitin 2008 dhe të rizgjidhet kryeministër i Bavarisë. Por ai mund t´ja arrijë këtij qëllimi vetëm duke vazhduar politikën e tij "Bavaria e para", politikë kjo, që nuk përputhet me atë të koalicionit qeveritar në Berlin.

Përveç kësaj ai duhet të prezantohet si baba i fortë i landit, sepse zërat që kërkojnë përfundimin e karrierës së tij si kryeministër i Bavarisë po shtohen. Flitet se Stoiber po tregon shumë dobësi. Në fillim të gjithë u habitën mbi tërheqjen e tij nga posti i ministrit special të koalicionit të madh. Kur u kthye nga aventura e tij e dështuar nga Berlini në Mynih, Stoiber u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke u shfaqur i ofenduar mbi faktin se kolegët e tij, po mendonin për një kryeministër të ri. Por edhe votuesit bavarezë nuk ishin të kënaqur mbi kthimin e Stoiberit në Mynih.

Edmund Stoiber pati vështirësi për të hyrë sërish në jetën politike të landit të tij. Ai udhëtoi në të gjitha rajonet e Bavarisë, mbajti fjalime dhe fliste mbi një program të ri politik me përmbajtje sociale.

Kjo energji dhe ky angazhim, do t´ja sigurojë rifitimin e zgjedhjeve për parlamentet e landeve në vjeshtë të vitit 2008. Por pas dyersh të mbyllura, kolegët e vlerësojnë 65-vjeçarin Stoiber si një politikan të plakur tashmë. Kështu që do të ishte mirë sikur Stoiber të përqëndrohej tek ajo që jo shumë politikanë të lartë kanë ditur ta kryejnë me sukses: Një tërheqje të pastër dhe dinjitoze nga jeta politike.

  • Data 14.10.2006
  • Autor Ralf Bosen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz2
  • Data 14.10.2006
  • Autor Ralf Bosen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqz2