Kongresi i 95-të i katolikëve gjermanë në Ulm | Gjermania | DW | 21.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kongresi i 95-të i katolikëve gjermanë në Ulm

Lidhja me zotin, besimi, shoqëria dhe të shkretat para

Mbyllja e kongresit u shoqërua me rreshje

Mbyllja e kongresit u shoqërua me rreshje

Me një shërbesë solemne përfundoi dje kongresi i katolikëve gjermanë në Ulm. Kongresi katolik zhvillohet çdo dy vjet. E veçanta e këtij viti ishte përfshirja e shumë përfaqësuesve të kishes protestante dhe e shumë zërave kritikë ndaj vijës zyrtare të kishës.

***

Kongreset e kishës katolike dhe të asaj protestante janë takime spirituale. Në të njëjtën kohë ato janë foto çasti të kishës dhe shoqërisë, forume të diskutimit të çëstjeve të kohës. Që nga ekumena, tek bioetika dhe deri tek globalizimi dhe temat evropiane shtrihej spektri i temave të këtij viti, ku theksi për Evropën rifitoi aktualitetin e politikës së ditës.

Krerët e shteteve dhe të qeverive në Bruksel përjashtuan përfundimisht nga kushtetuta e re lidhjen me zotin. Tërhiqet vëmendja vetëm tek rrënjët "kulturore, fetare dhe humaniste" të Evropës. Deri në fund kishat në Evropë kërkuan përmendjen qartë të zotit në kushtetutë dhe të trashëgimisë hebraiko-krishtere të Evropës. Por në fund ato mund të jenë të kënaqura. Në kushtetutë sanksonohen të drejtat themelore dhe të drejtat e njeriut si vlera qendrore. Në kishë ashtu si edhe në politikë vlen parimi se ndonjëherë qëllohet me topa ndaj harabelëve për të larguar vëmendjen nga sukseset e shënuara ndërkohë. Në kushtetutë sanksionohet edhe dialogu i kishës me Bashkimin Evropian. Ky hap u vlerësua nga katolikët si përparim i rëndësishëm i të drejtës evropiane dhe u regjistrua me lehtësim.

Zhvillimet shoqërore dhe të politikës financiare në kishë dhe shoqëri përcaktuan temat e punimeve të kongresit të 95-të të katolikëve gjermanë. Kisha katolike në Gjermani është kisha më e pasur në botë, por megjithatë anija e kishës po kalon nëpër ujëra të stuhishme. Sinjalet kanë kaluar në të kuqe. Paratë për të mbajtur edhe më tej në këmbë strukturat ekzistuese janë pakësuar shumë. Fajin për këtë gjendje e kanë largimet e njerëzve nga kisha, zhvillimi demgorafik, papunësia e lartë, afrimi i reformës fiskale dhe në fund edhe politika ekonomike naive në zyrat financiare të ipeshkvive. Tani po shkurtohen vendet e punës dhe bashkëpunëtorëve iu mbërrijnë prishjet e kontratave të punës. Më të prekura janë shërbimet xhakonike dhe sociale të shoqërisë. Kisha po fillon me tërheqjen nga shoqëria.

Sikur kjo të mos ishte mjaft e hidhur. Shtëpitë e zotit po bëhen gjithnjë e më të zbrazëta. Mungesat për priftërinj janë katastrofale. Kësaj i shtohet humbja e jashtëzakonshme e besimit tek kisha zyrtare. Shumica e katolikëve, ashtu si edhe e protestantëve nuk ka më besim tek drejtuesit e kishës së vet. Gjermania po e humbet lidhjen e saj tradicionale me kishën, është kthyer me kohë në vend misionimi. Parrulla e kishës duhet të jetë kjo: të qartësojmë pozicionin tonë dhe të gjejmë vendin tonë në një shoqëri laike. Kongresi i Ulmit ishte një hap në këtë drejtim.

  • Data 21.06.2004
  • Autor Carola Hoßfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6M
  • Data 21.06.2004
  • Autor Carola Hoßfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6M