Kongres i jashtzakonshëm i Partisë socialdemokrate gjermane | FOKUS | DW | 31.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kongres i jashtzakonshëm i Partisë socialdemokrate gjermane

Fushata elektorale në Gjermani nuk ka përfunduar ende. Dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare, shprehet kancelari gjerman Gerhard në Berlin

Logoja e Partisë Socialdemokrate

Logoja e Partisë Socialdemokrate

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder i bëri thirrje Partisë Socialdemokrate që të mobilizoj të gjitha forcat në fazën e fundit të fushatës elektorale që përkundër rezultatit të dobët të anketave të dalin partia më e fuqishme nga zgjedhjet e 18 shtatorit.

"Ne duam të bashkojmë njerëzit, ne duam që ta mbajmë unike shoqërinë tonë. Edhe për këtë bëhet fjalë me 18 shtator. Andaj na lejoni të luftojmë për këtë me shumë vetëdije dhe me krejt pasionin", tha Shrëder.

Disa mijëra kishin ardhur për të dëgjuar fjalimin e kancelarit Shrëder. Më tepër se që pritej, salla në qendrën e kongreseve në Berlin ishte e vogël, shumë nuk gjetën vend dhe qëndruan në këmbë nëpër hyrje-dalje. Por ata nuk u ndan të dëshpruar - Gerhard Shrëder u tregua luftarak dhe sa më shumë që fliste aq më tepër krijonte përshtypjen se beson ende në fitore:

"Një aleancë krejtësisht ogurzezë e analistëve, shoqatave ekonomike dhe opozitës provon të bind njerëzit në Gjermani se tashmë fushata elektorale ka përfunduar. Unë them: ende nuk është vendosur asgjë. Mos lejoni t'ju fusin lepurin në bark", u tha Shrëder delegatëve socialdemokrat të mbledhur në Berlin. "Nëse në dy javët e ardhshme bashkarisht mobilizojmë të gjitha forcat, nëse luftojmë për secilën votë do të arrijmë qëllimin tonë".

Në fjalimin e tij të gjatë 90 minutësh përveç kandidates së Unionit për kancelare Angela Merkel Shrëder para së gjithash kritikoi ashpër ekspertin e opozitës për financa Paul Kirshhoh.

Ai akuzoi Kirshhofin se dëshiron të organizoj sigurimin pensional si atë të makinave. Njerëzit nuk janë gjësende dhe duhet të trajtohen ndryshe, theksoi Shrëder i cili shtoi se modeli i taksave i propozuar nga Kirshhof bie mbi supet e puntorëve me të ardhura të ulëta. Andaj a mund t'i besohet një njeriu të tillë ministria e financave, shtroi pyetjen Shrëder.

"Ju them, të dashura shoqe dhe shokë, kjo shoqëri të cilën duan Merkel dhe Vestervelle, është e ftohtë, josolidare dhe me këtë edhe jonjerëzore", theksoi Shrëder.

Kancelari ju drejtua drejtpërdrejtë edhe zgjedhësve të pavendosur që nuk janë të sigurtë ende se për kë do të votojnë me 18 shtator. Zgjedhja është një vendim mes koncepteve të ndryshme politike dhe shoqërore. Ai akuzoi Unionin dhe Partinë liberale se janë duke u larguar nga ekonomia e tregut dhe barazia sociale. 'Politika e CDU-së dhe FDP-së shkatërron paqën e brendshme në vendin tonë. Ne angazhohemi nëse doni për një Gjermani tjetër", nënvizoi Shrëder.

Përkundër diskutimeve të brendshme që janë duke u bërë në Partinë Socialdemokrate se si duhet të veprohet në rast të humbjeve të zgjedhjeve dhe për mundësinë e krijimit të një koalicioni të madh, kancelarit Shrëder për këtë nuk i shpëtoi asnjë fjalë. Në anketat e fundit Partia Socialdemokrate qëndronte 12 përqind pas Unionit në opozitë i cili së bashku me liberalët mund të krijojnë një koalicion qeveritar.

Shrëder përsëriti synimin që Partia Socialdemokrate duhet të mbes partia më e fortë dhe ai kancelar federal. Sulmet e kancelarit Shrëder ndaj Unionit Kristiandemokrat - kristiansocial në opozitë u përshndeten nga delegatët me një duartrokitje të gjatë prej 13 minutash dhe thirrjen: Tani fillojmë.

Pas duartrokitjeve dhe brohoritjeve Shrëder u ul pranë shefit të partisë Franc Myntefering, i cili po ashtu ishte veshur me këmishë të bardhë e kravatë të kuqe. Jo edhe aq i lumtur: ai pati mundësinë tu drejtohet delegatëve vetëm pas fjalimit të kancelarit gjatë përmbi një orë e gjysmë. Dhe në fund si gjithnjë kënga e socialdemokratëve, të gjithë këndonin bashkë dhe vërehej pak melankoli sikur ky të ishte kongresi i fundit i socialdemokratëve në pushtet. Të paktën për vitet e ardhshme.

  • Data 31.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqiy
  • Data 31.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqiy