Kongolezët zgjedhin presidentin e ri! | Politika | DW | 30.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kongolezët zgjedhin presidentin e ri!

Rreth 25 milionë kongolezëve iu bë thirrje të votojnë në balotazh për njërin nga rivalët presidentin, Jozef Kabila dhe sfidantin e tij, zëvendëspresidentin Zhan-Pierre Bemba. Zgjedhjet e balotazhit u zhvilluan relativisht në mënyrë paqësore. Rezultatet zyrtare priten brenda tri javësh.

Raundi i dytë i votimeve presidenciale në Kongo

Raundi i dytë i votimeve presidenciale në Kongo

Teksa presidenti Jozef Kabila me eskortën e tij arriti në qendrën e vet elektorale në Kinshasa, simpatizantët e tij s´mund të frenoheshin. Bashkë me gruan Olive kreu 35 vjeçar i shtetit votoi në mesditë në një shkollë në kuartierin diplomatik.

Pjesëmarrja në votime deri në mesditë ishte shumë e ulët, me rreth 15%. Moti i keq me reshje të forta gjatë natës, që përfshiu pjesën më të madhe të Kongos, bëri që gjatë ditës zgjedhësit të ecnin nëpër ujë që u arrinte deri në gjunj. Ndër zgjedhësit që kishin marrë rrugën për të votuar në mes të rebeshit ishte edhe Xhekson Barbese: "Unë jam i kënaqur që kam votuar", thotë ai.

Tashmë ka kaluar koha e tranzicionit. Ai falenderoi Kabilën, që ia ka mundësuar këtë. Ndonëse ai vet ka votuar për sfidantin Zhan-Pierre Bemba. Ka ardhur koha për ndryshim. Por duket se kjo s´do të ndodhë. Një sondazh i papublikuar parashikon 57% për Kabilën ndërsa për Bemban 43%.

Një sërë qendrash elektorale kanë qëndruar të hapura deri natën vonë për shkak të reshjeve. Por një gjë është e sigurtë, përveç dy trazirave në Veri të vendit votimet janë zhvilluar paqësisht. Filipe Morilon, shef i misionit vëzhgues të BE-së të përbërë nga 300 monitorues, nxjerr një bilanc pozitiv: "Njerëzit kanë votuar kundër dhunës."

Të gjithë vëzhguesit i kanë konfirmuar atij, se votimet kanë qenë të qeta dhe paqësore. Në rreth 50.000 qendra votimi pa pasur shumë pak parregullësi, thotë deputeti socialdemokrat gjerman Ulrih Stokman, i cili ka vëzhguer për BE-në votimet edhe në raundin e parë në korrik: "Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë korrekte dhe transparente. Pjesëmarrja në votime nuk ishte aq e lartë sa në raundin e parë.

  • Data 30.10.2006
  • Autor Vim Dorenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoG
  • Data 30.10.2006
  • Autor Vim Dorenbush
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoG