Kongoja dhe interesat e vendeve fqinjë | Bota | DW | 28.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kongoja dhe interesat e vendeve fqinjë

Zgjedhet e së djelës në Kongo do të mbikqyren prej një numri të madh vëzhguesish ndërkombëtarë. Të tillë ka dërguar si Bashkimi i Shteteve të Afrikës Jugore SADC ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe në të ardhë të parë Gjermania dhe Franca, pa folur për trupën ushtarake të BE-së. Shumë kongolezë i shohin me mosbesim dhe dyshim këta të huaj, sepse dyshojnë se përmes këtyre zgjedhjeve do të legjitimohet grabitja e pasurive nëntokësore të Kongos.

Dieter Haag ka një firmë për përpunimin e drurit në Maluku të Kongos

Dieter Haag ka një firmë për përpunimin e drurit në Maluku të Kongos

Marrëdhëniet ndërkombëtare të Kongos karakterizohen prej grabitjeve të pasurive të mëdha nëntokësore të këtij vendi gjigand të Afrikës Qendore. Qëkurse territori i Republikës Demokratike të kongos ka ngjallur interesin e vendeve perendimore, krerët e tij i kanë blerë simpatitë e miqve të huaj me pasuritë e mëdha nëntokësore të vendit. Fillimin e shfrytëzimit të pasurive nëntokësore të Kongos e shënoi në shekullin e 19-të mbreti Leopold i Belgjikës, i cili bleu një numër të madh licencash për shfrytëzimin e minierave kongoleze. Edhe sot krerët e rebelëve në lindje të Kongos sigurojnë përmes kësaj rruge jo vetëm armë, por edhe mbështetjen e vendeve fqinjë Ugandës dhe Ruandës.

Enok Rubernangabo Gebineza, deputet i provincës Kivu në kufi me Ruandën dhe Ugandën thotë se një gjë e tillë ka kohë që shkakton mërinë e banorëve të kësaj zone:

"Që prej dhjetë vjetësh këto vende, Uganda dhe Ruanda vijnë në Kongo dhe vjedhin pasuritë tona nëntokësore. Ky nuk është sekret dhe për këtë ka edhe shumë raporte të OKB-së dhe OJQ-ve. Me lëndët e para nga Kongoja këto vende sigurojnë privilegje për veten."

Këto dy vende fqinjë janë rrugët më të rëndësishme të tranzitit për të eksportuar përmes porteve afrikanolindore pasuritë e vendit. Askush nuk ka informacione të sakta në lidhje me marrëdhëniet tregtare në këtë sektor. Aq më të pakta janë informacionet, se ç'fije politike qëndrojnë pas tyre. Vetëm një gjë dihet, që të dyja këto vende të vogla kanë miq me ndikim të madh në zonën lindore të Kongos.

Zona kufitare mes Kongos, Ruandës dhe Ugandës shërben edhe si vend strehimi për rebelët e këtyre vendeve. Për këtë presidenti i Ruandës Paul Kagame theksoi së fundi pa dhënë sqarime, se ç'kuptonte me këtë që zgjedhjet në Kongo duhet të përfundonin me sukses.

Eksperti për Afrikën pranë Fondacionit gjerman për Shekncë dhe Politikë, Denis Tull, mendon se:

"Shumnë gjëra do të varen prej faktit nëse Ruanda do të arrijë një marrëveshje me fituesit e zgjedhjeve, e cila t'u përgjigjet si interesave të Ruandës në provincën Kivu, ashtu edhe t'i mundësojë qeverisë së re kongoleze që të vendosë autoritetin e saj mbi këtë zonë, e cila që prej vitit 1998 nuk është nën kontrrollin e Kinshasës."

Pas gjithë gjasash fitues i zgjedhjeve në Kongo do të dalë presidenti aktual Jozef kabila. Ky ka edhe mbështetjen e Angolës, fqinjës perendimore të Kongos, e cila ka mbështetur edhe të atin e Kabilës në luftën e fundit të Kongos, kundër agresorëve nga Uganda dhe Ruanda. Sigurisht që këtë nuk e ka bërë pa përfitime materiale- Ende sot Angola, e cila ushtron një ndikim të madh në perëndim të Kongos, pra përreth kryeqytetit të vendit Kinshasa, si mbrojtëse e Jozef Kabilës.

Por kongolezët dyshojnë shumë më tepër tek vendet perendimore, sepse pas përfundimit të luftës në vitin 2002 Kabila i rinovoi licensat dhe koncesionet për shfrytëzimin e minierave duke privatizuar një pjesë të madhe të minierave shtetërore. Prej kësaj përfituan në radhë të parë firma të mëdha franceze. Por edhe qeveria gjermane është bashkëpronare e koncernit më të madh të nëdrtimeve dhe konstruksioneve në vend.

Të gjitha këto shërbejnë si ushqim për thashethemet për interesat ekonomike të vendeve evropaine, të cilat ata duan t'i çimentojnë edhe përmes dërgimit të trupës paqësore.

Denis Tull mendon se dyshime të tilla janë të ekzagjëruara. Sipas tij qweveria gjermane nuk po tregon ndonjë interes të madh për t'u bërë aktive në ekonominë kongoleze, kurse

"Franca ka më tepër interes që të rifitojë ndikimin e saj në Afrikë, i cili ka filluar të lëkundet, sidomos në vendet e frankofonisë. Kjo me siguri që luan një rol të madh."

Në këtë drejtim marrëdhëniet tregtare mund të jenë të vlefshme, sepse firmat franceze në Kongo bëjnë pjesë ndër përkrahësit më të mëdhenj financiarë të fushatës elektorale të Kabilës.

  • Data 28.07.2006
  • Autor Maja Dryer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKo
  • Data 28.07.2006
  • Autor Maja Dryer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKo
Reklamë