Konflikti në Republikën e Bregut të Fildishtë dhe pozicioni i vështirë i ish-kolonizatorit, Francës | Bota | DW | 10.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konflikti në Republikën e Bregut të Fildishtë dhe pozicioni i vështirë i ish-kolonizatorit, Francës

Ditët e fundit janë shtuar raportimet e mediave mbi trazirat e reja në Republikën e Bregut të Fildishtë. Trupat e qeverisë kanë sulmuar në veri të vendit kështjellën e kryengritësve. Në fundjavë humbën jetën nëntë ushtarë francezë. Franca reagoi me përforcim të trupave dhe pushtim të aeroportit. Në metropolin ekonomik Abidjan, në jug të vendit përkrahës të armatosur të qeverisë protestuan kundër francezëve. Një vit e gjysëm pas marrëveshjes së paqes të vitit 2003, Republika e Bregut të Fildishtë po pushtohet nga kaosi

Pamje nga demonstratat e ditëve të fundit në Republikën e Bregut të Fildishtë

Pamje nga demonstratat e ditëve të fundit në Republikën e Bregut të Fildishtë



Luftime nëpër rrugë, shtëpi që digjen, më shumë se 400 të plagosur, një dyzinë të vdekurish. Në Republikën e Bregut të Fildishtë në Afrikën perëndimore sundon kaosi. Ky eskalim i dhunës synon zgjerimin e pushtetit të presidentit Laurent Gbagbo dhe qeverisë së tij. Andreas Meler, drejtor i Institutit për Afrikën në Hamburg thekson: "E rëndësishme është të vështrohet pas skenës së konfliktit. Këtu bëhet fjalë per divergjencat mes veriut dhe jugut, por edhe për diferencat mes dy feve, islamit dhe kristianizmit. Këtu pasqyrohet edhe konflikti mes popullsisë ivore në veri, e cila shihet si klasë e ulët në krahasim me ivorët e jugut."

Për situatën në Afrikë, Republika e Bregut të Fildishtë për shumë kohë shihej si një vend i pasur dhe i bashkuar politikisht. Por më së voni pas zgjedhjeve presidenciale para katër vjetësh kur kandidati për president i veriut, Alasane Kuatar, humbi kandidaturën, me sa duket pa të drejtë dhe prej asaj kohe, vendi
është i ndarë. Thjesht vetëm prejardhja e tij nga veriu, që do të thotë për këtë vend, se personi nuk ka prejardhje të pastër ivore, ishte kundërshtari i kandidatit Kuatar. Edhe protestat e Kuatarës nuk patën ndonjë ndikim.

"Në kushtetutë thuhet se çdo kandidat duhet të jetë ivor, pasardhës i një babai dhe nëne ivore. Një rast i tillë është edhe imi. Babai dhe nëna ime janë ivorë, vetë gjyshërit e mi janë madje ivorë të lindur. Çdo lloj vendimi tjetër bazohet në arbitraritet dhe në një interpretim të gabuar të kushtetutës -shprehet Kuatara"

Zgjedhjet i fitoi para katër vjetësh kandidati i opozitës së atëhershme, Laurent Gbagbo, i cili rrjedh nga jugu dhe i përket fesë katolike. Por edhe ai nuk arriti të përmirësojë situatën. Përkudrazi: Përkrahës të Gbagbos dhe Kuataras janë përleshur vazhdimisht, një puç dështoi. Vetëm atëherë kur u njoh zyrtarisht, shtetësia ivore e Kuatarës, u qetësua gjendja.
Por prej dy vjetësh shteti është de fakto i ndarë: Në veriun e kontrolluar nga lëvizjet e ndryshme militante kundraqeveritare, dhe në jugun, besnik ndaj qeverisë. Të dyja partitë kanë luftuar për pushtetin ekonomik në vend. Rolin ndërmjetësues e morën francezët si ish kolonizatorë të Bregut të Fildishtë.
Me disa mijëra ushtarë, Franca edhe pas 40 vjetësh të pavarësisë në Bregun e Fildishtë ka mbetur faktori sundues në këtë vend. Me presion të palës francezë, partitë e armiqësuara nënshkruan marrëveshjen e pajtimit kombëtar, ku një ivor nga veriu u zgjodh kryeministër. Para pak javësh kryengritësit i dhanë fund procesit të dorëzimit të armëve dhe me këtë edhe bashkëpunimit me qeverinsë.
Kundërshtarët po kërkojnë zgjedhje të reja, por kjo nuk prek aspak presidentin Laurent Gbagbo: "Le të presin ata deri në vitin 2005. A e dini nuk ka shtet afrikan ku të mos kundërshtohen zgjedhjet. Por kjo nuk do të thotë të marrësh direkt armët në dorë. E kuptoni, ose je demokrat ose nuk je. Si mund të organizoj unë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Kushtetuta nuk na e lejon këtë. Qeverinë e formon presidenti, pra unë. Duhet të marrë fund ajo strategji, që të më bëhet presion mua- theksoi Gbagbo."

Në fillim të vitit, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërhyri në zbutjen e konfliktit. Prej kësaj kohe 10.000 helmeta blu, ku shumicën e përbëjnë francezët, vëzhgonin marrëveshjen e paqes, me sa duket jo me sukses të plotë, si po tregojnë ditët e fundit. Ndërkohë për shumë vetë Franca shihet si kolonizator dhe jo si shpëtimtar i paqes. Të dyja palët akuzojnë francezët, se nuk i mbështesin kërkesat e tyre. Për këtë Unioni afrikan ka kërkuar një ndërmjetësues tjetër. Presidenti i Afrikës së Jugut, Tabo Mbeki do të shërbejë si ndërmjetësues për paqen në Republikën e Bregut të Fildishtë.


  • Data 10.11.2004
  • Autor Tina Gerhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRg
  • Data 10.11.2004
  • Autor Tina Gerhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRg
Reklamë