Konflikti do të ketë pasoja jo vetëm për Sirinë por edhe për shtetet fqinje | Studimi në Gjermani | DW | 21.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Konflikti do të ketë pasoja jo vetëm për Sirinë por edhe për shtetet fqinje

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek debati që u hap sërish mbi Sirinë.

Detlev Mehlis dhe Kofi Annan këshillohen mbi Sirinë

Detlev Mehlis dhe Kofi Annan këshillohen mbi Sirinë

Gazeta Nordwest-Zeitung nga Oldenburgu shkruan:

"Tani po vështirësohet situata për Bashar al Asadin dhe për miqtë e tij në Liban. Ndonëse raporti hetimor i kryeprokurorit gjerman Mehlis nuk e përmend me emër presidentin Assad, nëse ka pasur dijeni apo ka bashkëpunuar me grupe terroriste, kjo nuk do të thotë se ai s´ka pasur vërtet lidhje me këto grupe. Por në rast se Assad nuk ka qënë i informuar mbi ndonjë nga aktet terroriste që ndodhën, kjo do të thotë se ai nuk e ka nën kontroll aparatin e tij qeveritar. Ai nuk shquhet si ekspert i sektorit ushtarak, i cili di gjithçka që ndodh brenda sistemit informativ sekret të Sirisë. Por një gjë dihet publikisht: Assadi e njeh shumë mirë Detlev Mehlis-in."


Gazeta Leipziger Volkszeitung komenton:

"Fakti se për vrasjen e Rafik Haririr nuk flet asnjë motiv apo përfitim për Sirinë, zbehet përpara dyshimit, se urdhëri për këtë vrasje mund të ketë ardhur nga pallati i presidentit Bashar Assad. Që prej datës 11 shtator, Siria e di fare mirë se ç´fat i pret shtetet, që janë futur në "listën e zezë" nga SHBA-s. Damasku nuk mund t´i lejojë vetes asnjë konfrontim me këtë superfuqi. Por ndoshta pikërisht ky fakt mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështjeje: Ndoshta vrasja e Haririt u përdor nga qeveria siriane për qëllime politike. Ndërkohë, që Uashingtoni ka kohë që e akuzon Sirinë se nuk ndërmerr asnjë hap për ta luftuar terrorizmin, SHBA-s janë mëse të kënaqura që presidenti i vendit Assad po demoralizohet në mënyrë kaq publike."

Gazeta Märkische Oderzeitung nga Frankfurti shkruan:

"Presidenti i shtetit sirian Bashar al Assad rrezikohet vërtet këto ditë. Që kur ministri i tij i brendshëm vrau veten javën e kaluar, Assadi qëndron përpara një dileme. Në rast se ai nuk ka ditur vërtet asgjë mbi atentatin, që kryen njerëzit e tij të shërbimit sekret, atëherë ai është një president i dobët, i cili nuk do ta mbajë më shumë gjatë atë post. Por në rast se ai ka pasur dijeni dhe ka pranuar kështu që të kryhet ky atentat, atëherë ditët e tij janë të numëruara. Sidoqoftë: Vrasja e Haririt e ka dobësuar në maksimum Assadin. Ai duhet të veprojë sa më shpejt, përndryshe do të marrë fund."

Gazeta Kölner Stadt-Anzeiger shkruan:

"Kundërshtarët e Sirisë në Uashington po festojnë. Raporti hetimor i OKB-së mbi vrasjen e ish kryeministritit libanez Hariri, i ofron Xhorxh Bushit municion të ri për ta rritur presionin kundër regjimit aq të urryer sirian. Presidenti sirian Assad ka kohë që i ka shpallur Uashingtonit gadishmërinë për të bashkëpunuar, por nga ana tjetër ai ka kërkuar dialogun e menjëhershëm. Por Bush nuk e merr shumë seriozisht politikanin pa përvojë Assad dhe qeverinë e tij, duke mos kërkuar një kompromis por dorëheqjen e plotë të kursit politik të Assadit. Por nga ana tjetër qeveria e Assadit nuk ka si ta pranojë propozimin e Bushit, i cili do të thotë ndryshimin total të kursit politik, ideologjik dhe atij strategjik. Fakt është se ky konflikt do të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për Sirinë por edhe për shtetet e saj fqinje. Sepse ekziston një rregull: Vetëm në rast se Siria është stabile, i gjithë rajoni mbetet stabil."

Dhe së fundi gazeta General-Anzeiger nga Boni shkruan:

"Po sigurisht Zoti Assad, e gjithë bota po sillet në mënyrë të padrejtë kundrejt Sirisë së gjorë! Por vrasja e ish kryemnistritit libanez Rafik Hariri ndodhi ashtu siç shkruan në raportin e tij hetimor shefi i komisionit të posaçëm të OKB-së dhe kryeprokurori gjermani Detlev Mehlis. Raporti hetimor konfirmon atë që thuhet prej kohësh në Liban. Tani presim që SHBA-s dhe Franca ta nxjerrin përpara përgjegjësisë qeverinë siriane Baath për aksionet që ka kryer vite me rradhë në Liban. Flitet se Egjipti, Arabia Saudite dhe shtete të tjera të rëndësishme arabe nuk do ta mbështesin këtë rradhë aparatin qeveritar të presidentit Assad."


  • Data 21.10.2005
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtI
  • Data 21.10.2005
  • Autor S.H
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArtI