1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidentit Hashim Thaçi i konfirmohet aktakuza për krime

Bekim Shehu
5 Nëntor 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga pozita e tij si president, pasi që njoftoi se është akuzuar për krime lufte.

https://p.dw.com/p/3ku70
Der Präsident von Kosovo Hashim Thaci in Den Haag vor einem Sondergericht
Fotografi: DW/A. Bajram

"Janë momente jo të lehta për mua dhe familjen time. Unë do të bashkëpunojë ngushtë më drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Unë bësojë në të vërtetën pajtimin dhe të ardhmen e shoqërisë tonë. Ju lus dhe ju bëjë thirrje që mos e humbasni shpresën besimin dhe durimin. Kemi fituar lirinë dhe pavarësië dhe tash po zhvillojmë shtetin tonë”, tha presidenti Thaçi. Ai kërkoi maturi qetësi dhe unitete.

"Ju lus për maturi qetësi dhe për unitet. Të qëndrojmë të bashkuar dhe duam të ruajmë besimin. Para gjyqit nuk do ta dal si president dhe për të mbrojtur integritetin e Kosovës, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës. Ftoj forcat politike që mos të thellohemi në krizë kushtetuese dhe institucionale”, tha Thaçi.

Den Haag Anklage Hashim Thaci Präsident Kosovo
Fotografi: DW/A. Bajrami

Aktakuza edhe ndaj Veselit

Dhomat e Specializuara në Hagë apo siç njihet Gjykata Speciale i konfirmuan aktakuzën edhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK Kadri Veseli. Lajmin e bëri të ditur vetë Kadri Veseli përmes një deklarate për opinion. Ai tha se vullnetarisht udhëton sot drejt Hagës në mënyrë që t'iu përgjigjet këtyre akuzave.

"E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për tu paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të Tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t'iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes", tha Kadri Veseli. Ai tha se krijimin e Gjykatës Speciale e sheh "si një mundësi që tu përgjigjet dyshimeve që kanë qarkulluar me vite.

Kosovo Präsident Hashim Thaci und Kadri Veseli
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu

"Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mire”, tha Kadri Veseli.

Ish-kryetari i kuvendit Kadri Veseli, njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet publike e politike për sa kohë të zgjasë procesi në Gjykatën Speciale.

Gjatë ditës së sotme për në Hagë udhëtoi edhe ish eprori tjetër i UCK-së, Rexhep Selimi, ndërkaq, një ditë më parë nga policia e prokurorisë Speciale u arrestuar dhe u dërgua në Hagë ish-zëdhënësi I UÇK-së, Jakup Krasniqi.