1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca Bërdos zhvillohet pa Serbinë

19 Mars 2010

Në Bërdo afër Kranjit mbahet të shtunën konferenca “Së bashku për Bashkimin Evropian: kontributi i Ballkanit Perëndimor për ardhmërinë e BE-së”. Konferenca do të mbahet megjithë mosmarrëveshjet për prezantimin e Kosovës

https://p.dw.com/p/MXuk
Kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor dhe kryeministrja e Kroacisö Jadranka KosorFotografi: AP

Pas konsultimeve të fundit me kryeministren e Kroacisë Jadranka Kosor, homologu i saj slloven Borut Pahor, kumtoi në Ljubjanë vendimin përfundimtar se “konferenca në Bërdo afër Kranjit do të mbahet, pavarësisht se kush do të marrë pjesë e kush jo.”

Përfaqësuesit për shtyp në Ministrinë e Jashtme të Sllovenisë për Deutsche Wellen deklaruan se konferenca do të fillojë të shtunën në orën 10 dhe se ata qysh sonte (e premte) do të fillojnë me ndarjen e akreditimeve për më shumë se 300 gazetarë dhe fotoreporterë sa janë paraqitur për këtë konferencë.

Paraqitja e Kosovös si shtet arsye e mospjesëmarrjes së presidentit serb

Bashkëorganizatorët e konferencës, kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor, shpresuan deri në momentin e fundit se do të gjenin një zgjidhje për pjesëmarrjen edhe të presidentit të Serbisë Boris Tadiq, i cili konfirmoi tashmë se nuk do të marrë pjesë.

Boris Tadic
Presidenti i Serbisë Boris TadicFotografi: AP

Të mërkurën në mbrëmje papritmas në Beograd ishte edhe vetë Pahor, por presidenti i Serbisë Tadiq edhe zyrtarisht kumtoi se “Serbia nuk do të heqë dorë nga insistimi që Prishtina në takimet ndërkombëtare të mund të përfaqësohet vetëm si UNMIK-Kosovë”.

Nga zyra e Tadiqit është kumtuar se pjesëmarrja e Serbisë në konferencë, varet vetëm nga fakti, “nëse përfaqësuesit e Kosovës do të prezantohen atje në pajtim me Rezolutën 1244”.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ka mbörritur tashmë në Bërdo, kanë pohuar se Kosova në të gjitha takimet ndërkombëtare mund të prezantohet vetëm si shtet.

Nga burimet e informuara mirë merret vesh se disa shtete evropiane kanë insistuar që ndaj Beogradit të mos bëhen lëshime shtesë, sepse me këtë do të komplikohej puna edhe për takimet e ardhshme.

Kosovo Wahlen, Oppositionsführer Hashim Thaci
Kryeministri i Kosovës, Hashim ThaçiFotografi: AP

Presidenti Tadiq ka ritheksuar se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe se këtë nuk do ta bëjë kurrë, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur – do të bëjë që Beogradi të mos marrë pjesë në një prej takimeve më të rëndësishme rajonale, sa i përket bashkëpunimit të Evropës Juglindore me BE-në.

Nga organizatorët marrim vesh se të gjitha vendet e tjera të ftuara e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mirëpo për shkak të mosmarrëveshjeve deri në momentin e fundit rreth pjesëmarrjes së Serbisë, apo jo dhe mundësisë së shtyrjes eventuale të takimit nuk është e qartë, nëse në Bërdo afër Kranjit do të jenë të gjithë politikanët e ftuar.

Bërdo takim përgatitor për samitin e Sarajevës


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Samuel Zhbogar ka bërë të ditur se takimi “Së bashku për Bashkimin Evropian: kontributi i Ballkanit Perëndimor për ardhmërinë e BE-së”, do t'i dërgojë BE-së një mesazh të fuqishëm “se vendet e EJL janë të gatshme të bisedojnë për perspektivën evropiane, t'i zbatojnë reformat dhe t'i zgjidhin problemet bilaterale, siç janë ato mes Sllovenisë dhe Kroacisë”.

Karte Osteuropa Flash-Galerie
Perspektiva evropiane vullneti i përbashkëtFotografi: AP

Takimi është planifikuar të mbahet në nivelin e kryeministrave të vendeve të Evropës Juglindore. Ai konsiderohet si një prej hapave kryesorë në përgatitjen e samitit të Sarajevës, i cili në verë do të mbahet në nivelin më të lartë dhe do të bisedohet për perspektivën e afrimit të vendeve të EJL me BE-në.

Pjesëmarrjen në këtë takim, përveç kryeministrave të vendeve të rajonit e kanë paralajmëruar edhe ministri i Jashtëm i Spanjës Migel Anhel Moratinos dhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fülle, i cili këto ditë ishte për vizitë edhe në Tiranë dhe Prishtinë. Prej atje ai sugjeroi se “e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës është brenda BE-së, të cilat duhet të kenë raporte të mira fqinjësore dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv për çështjet e interesit reciprok”.

Një dialog të tillë në Bërdo afër Kranjit të shtunën me siguri që nuk do të ketë.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica