Konferencë ndërkombëtare për parandalimin e pandemisë nga gripi i shpendëve | Bota | DW | 06.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferencë ndërkombëtare për parandalimin e pandemisë nga gripi i shpendëve

Te hënën (7.11.) fillon në Gjenevë konferenca e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi gripin e shpendëve dhe pandeminë nga ky grip. Ekspertët do të bisedojnë tri ditë rresht mbi një strategji globale për ta parandaluar këtë rrezik.

Gripi i shpendëve mund të kthehet së shpejti në një rrezik të vërtetë për njerëzit

Gripi i shpendëve mund të kthehet së shpejti në një rrezik të vërtetë për njerëzit

Rreth 400 eksperte dhe 200 gazetarë janë mbledhur në Gjenevë. Këto shifra dëshmojnë se sa serioze konsiderohet kjo temë, ndonëse ende është e paqartë se çfarë vendimesh do të merren gjatë kësaj konference, në të cilën ndodhen përfaqësues qeverish, organizatash shëndetësore dhe nga industira farmaceutike. Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dick Thomson shpjegon:

"Shumica e mbledhjeve që kemi zhvilluar kohëve të fundit janë interpretuan nga mediat si takime të kota. Në rast se gjatë kësaj konference nuk do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje, atëherë do të dështojmë sërish. Ne nuk do t´u themi antarëve të organizatës sonë se çfarë duhet të bëjnë, por shpresojmë t´i ndihmojmë të gjithë për të krijuar një agjendë speciale: Cilat hapa duhen marrë, si do të veprojmë dhe si do të financohen këto veprime."

Me fjalë të tjera së fundi duhet të vendosin vetë qeveritë përkatëse se si do të veprojnë dhe se ku do të kërkojnë ndihmën e OBSH-së. Për vetë këtë organizatë ka rëndësi që të luftohen në të njejtën kohë si përhapja e gripit të shpendëve, ashtu edhe zhvillimi i këtij gripi në një pandemi të mundshme ndaj njerëzve.

"Nuk e dimë nëse ky virus mund të shkaktojë një pandemi dhe nuk dimë gjithashtu se sa e rëndë mund të jetë një pandemi e tillë. Por masat paraprake që po ndërmarrim tani do të na vlejnë si për një vit ashtu edhe për 30 të tjerë. Ose kur të shpërthejë një epidemi tjetër globale" - shpjegon Thomson.


Për OBSH-së ka gjithashtu rëndësi të madhe që përpjekjet për ta parandaluar këtë sëmundje të ndërmerren edhe përtej kufijve të çdo vendi. Fundja ky virus nuk njeh kufij gjeografikë. Për këtë arsye duhen gjetur mundësi për të ndihumar edhe shtete si Vietnanim, Kamboxhën dhe shumë vende të tjera, të cilat konsiderohen si vendet e përhapjes së kësaj sëmundjeje, por që nuk kanë mundësi finananciare për ta luftuar atë.

"Tani ka ardhur koha që të ulemi të gjithë së bashku dhe të mendojmë mbi një strategji sa më të shpejtë. Ky problem po trajtohet tani në mënyrë globale, prandaj mendoj se ka ardhur koha për më shumë angazhim politik" - thotë Thomson.

Konferenca e Gjenevës organizohet edhe nga Banka Botërore. Kjo bankë do të krijojë në Gjenevë një fond të posaçëm për ta luftura gripin e shpendëve. Sipas Bankës Botërore nevojiten të paktën 400 apo 500 milionë dollarë për t´i ndihmuar disa shtete që rrezikohen seriozisht nga përhapja e pandemisë.

  • Data 06.11.2005
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNT
  • Data 06.11.2005
  • Autor Joachim Schubert-Ankenbauer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNT
Reklamë