Konferencë kundër gjymtimit seksual të vajzave | Bota | DW | 23.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Konferencë kundër gjymtimit seksual të vajzave

Në Universitetin Azhar të Kairos takohen udhëheqës fetar nga disa vende islamike në një konferencë me temën: Gjymtimi seksual i vajzave. Qëllim i konferencës është dënimi i traditës së tmerrshme afrikane nga këndvështrimi religjioz.

Protesta në Somali kundër gjymtimit seksual të vajzave

Protesta në Somali kundër gjymtimit seksual të vajzave

Konferenca mbahet me inciativë të Organizatës 'Target' të Shoqatës gjermane Rüdiger Nehberg nën patronatin e muftiut te madh te Egjiptit Ali Goma's.

Eshtë kjo një përbërje intersante e pjesëmarrësve në konferencë. Sheiku i Universitetit Azhar, autoriteti i lartë i islamit sunit, qëndron ulur afër sekretares së përgjithshme të Këshillit Kombëtar të grave për të diskutuar për një temë e cila ka qenë për një kohë të gjatë tabu: synetia e vajzave. 'Unë kam shikuar nëpër shkrimet fetare ku kam gjetur vetëm burime të këqija dhe të dobëta për synetinë e vajzave', tha sheiku Tantavi dhe numëron gjithsejt pesë faqe.

"Dijetarët thonë se nuk ka burime apo sure që parashohin synetinë e vajzave. Synet ka vetëm për meshkujt", sqaron sheiku Tantavi.

Fakti që në shumë vende islamike, posaçërisht jashtë kontinentit afrikan gjymtimi seksual i vajzave është tërsisht i panjohur, konfirmon këtë thënje të sheikut. Sa i përket aspektit teorik kjo çështje është e qartë por siç duket tradicionet janë më të fuqishme sesa rregullat fetare. Para gjashtë vitesh sipas statistikave në Egjipt ishin 97 përqind e të gjitha grave të bëra synet, kjo ishte edhe përqindja më e madhe në mbarë botën. Ndërkohë është shënuar një rënje e lehtë dhe tani vetëm 75 përqind e grave kanë deklaruar se janë të bëra synet.

Ky përparim është bërë duke iu falendëruar fushatave të Këshillit Kombëtar të grave i cili angazhohet për largimin e familjeve nga kjo traditë, sqaron Mushira Katab:

"Ne kemi filluar që të flasim vet për statusin e vajzave. Njerëzit presin nga to që të jenë të virtytshme dhe të mos futen rrugëve të pandershme - ky është një prej shkaqeve kryesore të gjymtimit seksual. Për këtë ne duam të bindim njerëzit se këto dy gjëra nuk kanë lidhje me njëra -tjetrën. Ne nuk flasim për fenë, mjekësinë apo ligjin", sqaron Khatab.

Vajzat e pa bëra synet, kështu besojnë në këto vende nuk mund të kontrollojnë ndjenjat e tyre. Por pasojat e gjymtimit seksual megjithatë kanë ndikim negativ në familje dhe jetën bashkëshortore, sqaron Mushira Khatab: Gratë bëhen më agresive dhe frixhide.

I ngjashëm është dhe sqarimi i Heribert Kentenish, shef i Klinikës Gjinekologjike të Kryqit të Kuq gjerman në Berlin:

"Gratë janë të traumatizuara. Janë bërë hulumtime psikologjike të cilat tregojnë se 30 përqind e grave e kanë përjetuar këtë si një traumë të rëndë. Kjo mund të krahasohet me mënyrën se si dikush e ka përjetuar rrëzimin e avionit. Ne flasim këtu për 'stresin post-traumatik'. 30 përqind e këtyre vajzave vuajnë nga kjo sëmundje", nënvizon Kentenish.

Tre të katërat e synetive në Egjipt kryhen nga mjekët. Ndryshe nga Evropa ata nuk mund të ndiqen me ligj për këtë gjë. Andaj Mushira Khatab kërkon ligje të qarta në këtë mes:

"Ne duam të bindim ministrin e shëndetësisë që të ndaloj njëherë e përgjithmonë gjymtimin seksual të vajzave dhe të dënoj të gjithë ata që e kryejnë atë. Shpresoj që institutet fetare do të vën në lëvizje edhe institucionet shëndetësore", thotë Khatab.

Fjalimi i sheikut Tantavi ka në të vërtetë një fund ambivalent:

"Kjo është diçka për çfarë mund të vendosin vetëm mjekët. Ndoshta ka vajza tek të cila duhet të intervenohet për largimin e ndonjë pjese të caktuar. Në këtë rast mjeku ka fjalën e fundit", thotë sheiku Tantavi.

Përderisa në ligj do të ketë një zbrazëtirë të tillë për manovrim do të kryhen edhe më tej gjymtimet seksuale të vajzave.


  • Data 23.11.2006
  • Autor Ester Saoub
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK4
  • Data 23.11.2006
  • Autor Ester Saoub
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArK4
Reklamë