1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencë ekonomike në Tiranë për shkëmbimin e eksperiencave midis grave biznesmene shqiptare dhe atyre gjermane

Aida Cama30 Shtator 2008

Gratë biznesmene hasen me probleme të tjera nga ato që hasen burrat. Ato e kanë nganjëherë të vështirë të shihen si partnere biznesi, sepse shihen më shumë si gra. Kjo ndodh në Shqipëri, por kjo ndodh edhe në Gjermani

https://p.dw.com/p/FRnT
Fotografi: BilderBox

Për të këmbyer eksperiencat midis biznesmeneve shqiptare dhe atyre gjermane, është organizuar në Tiranë një konferencë ekonomike, që merret vetëm me këtë çështje.250 pjesëmarrëse pritet të marrin pjesë në konferencën, që fillon nesër më 1 tetor në Tiranë. Ato vijnë kryesisht nga Shqipëria, por edhe nga Gjermania. Mes tyre nuk ka vetëm gra biznesmene, por edhe politikane dhe gazetare. Jelena Granowskaja nga Komisioni Lindor i Ekonomisë Gjermane, një nga organizatorët e konferencës: "Konferenca ka si synim këmbimin e eksperiencës midis grave gjermane dhe atyre shqiptare. Gratë në të dy vendet konfrontohen me probleme specifike, prandaj këmbimi i eksperiencave është i rëndësisshëm."

A ka interes nga biznesmenet gjermane të vijnë në Shqipëri?

"Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë vend i panjohur, prandaj ekziston kurioziteti për ta njohur këtë vend. Më tej mendohet se Shqipëria është vend interesant edhe në akspektin ekonomik. Prandaj shumë gra, që unë ftova për këtë konferencë, thanë se do të vijnë me dëshirë në Shqipëri për të njohur vendin dhe për të krijuar rrjete bashkëpunimi, por edhe për të dhënë më tej përvojen si grua, që drejton sipërmarrje."

A kanë kuptim ndryshimet gjinore në fushën e biznesit. Problemi i gruas në Shqipëri është më shumë socialo-shoqëror dhe politik, megjithatë përvojat që vijnë nga vendet e tjera mund të ndihmojnë gratë shqiptare për të marrë kurajon e pjesëmarrjes në biznese. Shumë prej tyre duhet të mësojnë ende se si prezantohet një grua në biznes, si zhvillohen bisedat, si komunikohet me bankën. Çështje këto që duhet t`i kenë parasysh edhe burrat që merren me biznes në Shqipëri. Por nga konferenca pritet edhe: "Krijimi i rrjeteve të bashkëpunimit. Në kuadër të programit do të vizitohen firma shqiptare dhe mbase mund të lindin edhe kontakte për zhvillimin e bizneseve të përbashkëta."


►◄