Koncerte bamirësie për Afrikën në prag të samitit të G8 & Manifesti elektoral i socialdemokratëve në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 04.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Koncerte bamirësie për Afrikën në prag të samitit të G8 & Manifesti elektoral i socialdemokratëve në Gjermani

Koncertet e bamirësisë të organizuara në fundjavë në disa kontinente për Afrikën si dhe programi elektoral i partisë socialdmeokrate në Gjermani janë tema mjaft të komentuara në shtypin e sotëm. Por gazetat e sotme gjermane i referohen edhe zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Emëruesi i përbashkët i raporeteve të publikuara mbi votimet e së djelës në Shqipëri është: zgjedhje të qeta dhe pa incidente.

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan se: "vendimtare për krijimin sipas rregullave të qeverisë do të jetë pranimi nga dy partitë e mëdha i rezultatit dhe i vlerësimit që do të japin për votimet rreth 400 vëzhguesit e huaj. Këto zgjedhje konsiderohen për Shqipërinë si një test për pjekurinë demokratike në vendin më të varfër të Ballkanit që aspiron afrimin në BE dhe në NATO", shkruan "Süddeutsche Zeitung".

Lidhur me koncertet e bamirësisë organizuar për Afrikën, në prag të takimit të nivelit të lartë të vendeve të industrializuara të G8, "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon: "Qëllimi i serisë së koncerteve të organizuara të shtunën në disa kontinente ishte forcimi i vetëdijes së opinionit mbarëbotëror për problemet e Afrikës. Një nismë kjo që duhet vlerësuar dhe padyshim një përpjekje e ndershme dhe pozitive e inciatorëve. Askush nuk mund ta mohojë me seriozitet, se është edhe në interesin "e të pasurve"
që t´u vihet në ndihmë nevojave të Afrikës. Por apeli nuk duhet të konsumohet prej kësaj. Afrika me gjithë shumëllojshmërinë e saj është sot të paktën vetëm në një pikë vërtetë unike, se për mjerimin e vet ajo s´ka ç´bën, sepse kolonializmi u ka shkatërruar bazën e jetesës këtyre shteteve. Sot kësaj i shtohet edhe neokolonializmi që pengon zhvillimet pozitive. Me të tilla argumenta shumë qeveri afrikane përpiqen ta çlirojnë veten prej përgjegjësive për problemet e veta", vëren "Frankfurter Allgeimene Zeitung".

E përditshmja "Kölner Stadt-Anzeiger" komenton: "Fakti që dikush ndoshta duke u argëtuar e ka harruar mesazhin e vërtetë, nuk i argumenton kritikat e shprehura. Të paktën ia vlen që skandalin, për atë që në mbarë botën një miliardë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme, të tentosh t´ua sjellësh në vetëdije njerëzve qoftë edhe në këtë mënyrë (pra me koncerte). Por nëse më shumë ndihmë për zhvillimin do të ishte rruga e duhur, edhe kjo është e vështirë që t´i përgjigjesh. Bilanci i disa dhjetëvjeçarëve ka treguar, se sa e vështirë është që t´i përdorësh paratë në atë mënyrë që ato të mos bien në destinacion të gabuar dhe të pasurojnë ata që s´kanë nevojë. Ndaj paratë janë vetëm një pjesë e zgjidhjes. Kuptimplotë do të ishte që së fundi të lejohej qarkullimi i lirë i mallrave. Por heqja e barrierave për mbrojtjen e tregjeve do t´i kushtonte SHBA dhe Evropës më shumë se sa miliardat e premtuara", analizon "Kölner Stadt-Anzeiger".

Gazeta "Westdeutsche Allgemeine Zeitung" të njëtën temë e komenton: "Dega e muzikës pop ia arriti që të shtojë presionin ndaj vendeve të pasura të industrializuara të botës, përfaqësuesit e të cilëve takohen këtë javë në Skoci. Por vetëm falja e borxheve nuk mjafton. Problemet e Afrikës janë shumë komplekse dhe ato janë të ndryshme nga vendi në vend. Ndaj janë të nevojshme inciativa individuale për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe është i nevojshëm vullneti politik i të fuqishmëve të globit. Ndaj koncertet ishin kuptimplotë. Kush e kritikon këtë le të na tregojë alternativën", nënvizon "Westdeutsche Allgemeine Zeitung".

Sa u përket zgjedhjeve në Gjermani dhe programit elektoral të partisë socialdemokrate në të përditshmen "Süddeutsche Zeitung" komentohet: "Ka një tezë të patundshme për një luftëtar të sukseshëm elektoral, formula e tri P-ve: Programi duhet t´i përshtatet personit dhe personi programit dhe e gjitha kjo duhet të përputhet me partinë. Tek socialdemokratët nuk përshtatet më asgjë me asgjë. Kandidati nuk përshtatet me programin, programi nuk është në përputhje me partinë dhe as me kandidatin dhe periudhën e tij shtatë vjeçare legjislative. Si kancelar Shrëder uli kuotën maksimale të tatimit, si kandidat ai duhet tani të propagandojë taksën për më të pasurit. Si kancelar ai cënoi sigurimet sociale, si luftëtar elektoral ai mbron tani modelin e kundërt për vendosjen e një sigurimi social shabllon për frymë. Kjo nuk mund ta nxjerrë atë në krye të luftës elektorale. Edhe përpiluesit e manifestit elektoral të partisë socialdemokrate duhet ta dinë, se presin më kot fitoren, faktikisht ata synojnë tani vetëm të shmangin katastrofën", nënvizon "Süddeutsche Zeitung".

Dhe së fundi një citat mbi të njëjtën temë nga e përditshmja e Bonit "General Anzeiger": "Pas manifestit elektoral të varfër në koncepte të socialdemokratëve mund të fshihet kushdo që dëshiron. Më shumë se kaq nuk mund të përballojë një program, aq më keq në këtë situatë të mjerueshme në të cilën ndodhet sot partia socialdemokrate. Ndaj bashkëautorët e manifestit, kryetari i partisë Myntefreing dhe kancelari Shrëder kanë dëshmuar nuhatje politike. Për sindikatat ky manifest nuk qëndron sa duhet majtas. Por partia ndodhet tani nën një presion të solidarizimit që i lë pak hapësirë veprimi asaj", komenton "General Anzeiger".

  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arur
  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arur