1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koncerni i SHBA-së Monsanto do të imponojë me gjyq lejimin e misrit të përpunuar gjenetikisht në Gjermani

Georg Heinring12 Gusht 2005

Koncerni i SHBA-së për prodhimin e farave, Monsanto, nëpëmrjet një padije në një proces të përshpejtuar synon të imponojë lejimin e misrit të përpunuar gjenetikisht në Gjermani. Ky rast ka shkaktuar debate mes Komisionit të BE-së dhe ministrisë gjermane për mbrojtjen e konsumatorëve.

https://p.dw.com/p/Ar35
Misër i manipuluar gjenetikisht
Misër i manipuluar gjenetikishtFotografi: AP

Ministria konsideron se misri rezistent ndaj parazitëve, i emërtuar MON 810, nuk mund të lejohet si farë për prodhimin e ushqimeve dhe tagjisë. Ndërsa Komisioni i BE-së i përmbahet vendimit, se mirsi i përpunuar gjenetikisht është i lejuar si farë sipas normave në BE.

Pas kësaj akuze fshihet dëshira, e prodhuesit të farave Nonsanto dhe pionierit të misrit të përpunuar gjenetikisht, MON 810 si dhe e dy llojeve të tjera të afërta me të, për t´i tregtuar ato si farë edhe në Gjermani. Shansi për suksesin e akuzës duket se nuk ka të bëjë me debatin për teklnologjinë e gjelbër gjenetike dhe me detyrimin për të drejtat e publikimit në internet. MON 810 është një lloj i njohur prej kohësh dhe i lejuar si ushqim dhe si tagji në Evropë. Ndër vendet e tjera ai kultivohet edhe në Gjermani, por deri tani vetëm me leje të posaçme, që parashikon kufizime në kohë dhe sasi.

MON 819 kultivohet edhe në Brandenburg. Ky është misri, që deshën ta shkatërrojnë kundërshtarët e teknologjisë gjenetike nëpërmjet një aksioni publik të organizuar një javë më parë. Ndryshimi gjenetikisht i këtij lloj misri konsiston në imunitetin ndaj parazitit ostrinia nubilalis, një lloj fluture kjo që është e pëhapur në shumë zona të Gjermanisë. Monsanto i konsideronte të drejta përpjekjet e veta për lejimin MON 810 pakufizime në, vuri në dukje zëdhënësi Andreas Tierfelder. Në minutën e fundit, sipas Tierfelder, ministria për mbrojtjen e konsumatorëve u tërhoq: "Një ditë përpara afatit të premtuar për dhënien e licencës për këtë lloj iu paraqit një udhëzim entit të përcaktimit të llojeve që ta pezullojnë sërish licencimin e tij. Por pasi u konsideruan të sqaruara të gjitha rezervat ne e ndjemë veten të detyruar që të ndjekim rrugën e padisë."

Ministria për mbrojtjen e konsumatorëve nën drejtimin e ekologjistes Renate Kynast është e njohur për qëndrimin skeptik kundrejt teknologjisë gjenetike. Megjithatë politika nuk ka luajtur asnjë rol, thotë sekretari i shtetit pranë kësaj ministrie Aleksandër Myler: "Sipas mendimit tonë në mbarë Evropën nuk ka regjistrim të Monantos për konstruktin MON 810 si farë. Kjo do të thotë MON 810 lejohet të përdoret si ushqim dhe si tagji, por në bazë të së drejtës evropiane ne shohim një boshllëk ndaj nuk mund ta lejojmë atë."

E pra tani për tani kemi dy pozicione të kundërta dhe Gjykata Administrative në Hanover duhet të gjykojë mbi një detaj, që nuk ka të bëjë me diskutimin masiv për sigurinë e produtkeve të manipuluara gjenetikisht, por me çështjen, nëse mjafton vetëm një licencë e publikuar në internet për një farë. Kjo për faktin, se në faqen e internetit të BE-së kjo licencë është publikuar para pak kohësh, dhe kësaj i mëshon Monsanto gjë që e konfirmon edhe sreketari i shtetit Aleksandër Myler: "Kohët e fundit ka ndodhur diçka që na befasoi, gjatë kohës që ne kemi negociuar me Monsanton, sepse kemi pasur edhe bisedime paraprake për mungesën e licencës, në faqen e internetit të BE-së ky lloj misri nuk ka qenë i licencuar si farë. Ndërsa tani konstatojmë që ka një plotësim, pra një ndryshim që e gjejmë vetëm në internet. Ndaj na duhet që ta verifkojmë të gjithë këtë nga ana ligjore."

Vendimi gjyqësor mund të jetë relevant edhe për shtetet e tjera. Në Spanjë MON 810 kultivohet në hapësira të gjera dhe ministria parashikon që vendimi gjyqësor do të ketë efektin e një sinjali edhe jashtë Gjermanisë.