Kompromis mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve për Kosovën | Ballkani | DW | 29.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kompromis mes Rusisë, BE-së dhe SHBA-ve për Kosovën

Presidenti amerikan Bush dhe ai rus Putin

Presidenti amerikan Bush dhe ai rus Putin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ,George Bush dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede me telefon, kanë rënë dakord që të vazhdojnë të diskutojnë për planin e Kombeve të Bashkuara mbi statusin e Kosovës, bëri të ditur Shtëpia e Bardhe dhe Kremlini zyrtar.


"Thirrjen e inicoi presidenti Putin. Ata diskutuan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut të tyre për Kosovën dhe çështjet tjera formale me interes për të dyja palët,tha një zëdhënës i në Shtëpinë e Bardhë.Gazeta kroate “Jutarnji list”, shkruante se është arritur një kompromis midis Rusisë, Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, që do të mundësojë aprovimin e rezolutës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për moratoriumin dyvjeçar të anëtarësimit të Kosovë në OKB, ndërsa Rusia ndërkohë do të kthehej me forca ushtarake në Kosovë, që do të stacionoheshin në enklavat serbe. Një kusht tjetër për aprovimin rus të planit të Ahtisarit do të ishte që perëndimi të heqe dorë nga anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO. Sipas raportit te gazetës kroate, perëndimi do të jetë i gatshëm të pranojë këto kushte ruse.

Bush dhe Putin do të takohen në Samitin e G- 8 javën e ardhshme që do të mbahet në Gjermani.

  • Data 29.05.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUy
  • Data 29.05.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUy
Reklamë