Kompletohet personeli i qeverisë së ardhshme gjermane | FOKUS | DW | 17.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kompletohet personeli i qeverisë së ardhshme gjermane

Prezantohet lista e ministrave të Unionit Kristiandemokrat-kristiansocial

Merkel me kabinetin

Merkel me kabinetin

Kryetarja e Partisë kristiandemokrate, Angela Merkel konfirmoi fillimisht gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të kësaj partie, listën e kabinetit. Pastaj më vonë ajo doli në një prezantim të imrpovizuar para gazetarëve dhe shprehu besimin se: "Një kabinet i tillë kuptohet si një trup i vetëm, pamvarësisht nga ngjyrat partiake".

Angela Merkel, kancelarja e ardhshme gjermane, shpreson se "secili nga kolegët që u përmendën do të jenë ministra ose ministre të mirë, që do të angazhohen që qeverisja të jetë e suksseshme dhe që pjesa e unionit në të të jetë e suksesshme".

Ndër emrat e përmendur sot në listën e kabinetit të ardhshëm janë: Nënkryetari i Partisë Socialkristiane Horst Seehofer i cili do të bëhet Ministër i bujqësisë dhe mbrojtjes se konsumatorit, Ministrja e familjes në Niedersaksen, Ursula von der Leyen e cila do të marrë këtë sektor në nivel federal, Kryetari i fraksionit të CDU në Hessen, Franc Josef Jung i cili do të bëhet Ministër i mbrojtjes, dhe ish kryetari i CDU-së, Wolfgang Schäuble i cili do të bëhet ministër i brendshëm. Ministrja e kulturës në Baden Wurtemberg, Annette Schavan do të bëhet ministre e arsimit dhe shkencës. Ministër i ekonomisë do të bëhet kryetari i Partisë Socialkristiane, Edmund Stoiber.

Kështu lista e personelit të qeverisë së re të udhëhequr nga Angela Merkel u kompletua. Sot filluan bisedimet shumëjavore të kocalicionit midis Partisë Kristiandemokrate dhe Socialdemokrate.

  • Data 17.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiH
  • Data 17.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiH