Komisioni parlamentar për BND-në heton rastin El Masri | Gjermania | DW | 22.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Komisioni parlamentar për BND-në heton rastin El Masri

Sipas njoftimeve në media prokuroria e Mynihut e di emrin e rrëmbyesit të gjermano-libanezit Khaled El Masri. Sipas të dhënave të El Masrit, ai është rrambyer në f,und të 2003 në Maqedoni nga Shërbimi i Fshehtë amerikan CIA, është dërguar në Afganistan dhe është liruar pesë muaj më vonë.

Gjermano-libanezi Khaled El Masri

Gjermano-libanezi Khaled El Masri

Edhe pse mund të tingëllojë paksa cinike, për deputetët në komisionin hetimor të shërbimit të fshehtë gjerman nuk është aspak e rëndësishme se kush e ka rrëmbyer gjermano-libanezin Khaled el Masri. Kjo është çështje me të cilën duhet të mirren autoritetet e hetuesisë. Ndërsa Komisioni parlamentar ka për detyrë të hetojë se kur dhe si autoritetet përgjegjëse gjermane kuptuan për fatin e el Masrit dhe çfarë kanë bërë ato për lirimin sa më të shpejtë të tij.

Dhe pikërisht në këtë pikë dyshojnë antarët e komisionit parlamentar të grupimeve parlamentare të opozitës. Hans-Kristian Ströbele i Partisë së Gjelbërt, pas marrjes në pyetje të tre bashkëpuntorëve të Entit Federal për Kriminalistikë tha se autoritetet gjermane u 'mpinë'. Ströbele bazohet në deklaratën e një bashkëpuntori të Entit Federal për Kriminalistikë, i cili ka njoftuar për shqetësimet e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme se përfaqësitë gjermane jashtë vendit mund të fillonin të kryejnë hetime për rastin El Masri.

"Kjo konfirmon përshtypjen se ata kanë bërë vetëm atë që ka qenë patjetër e domosdoshme për të evituar akuzat se nuk janë duke hetuar asgjë. Ata nuk kanë ndërrmarrë shume hetime dhe nuk kanë bërë presionin që mund të bëhet gjatë hetimeve siç duket duke patur parasysh fajtorët e mundshëm".

Me fajtorët e mundshëm në këtë rast mendohet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Shërbimin e fshehtë të të cilit dyshohet të ketë rrëmbyer El Masrin. Për këtë ishte informuar në besë edhe ministri i brendshem gjerman Otto Shili nga ambasadori amerikan në Gjermani Daniel Koats, në maj të vitit 2004.

Deputetja e grupimit parlamentar të majtistëve, Petra Pau krahason pyetjet tanishme të marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe publimet në shtyp për rastin El Masri me një lojë nga e cila kanë vuajtur edhe autoritetet e hetuesisë në Bavari. "Nëse janë ndërprerë pyetjet në ambasadat e huaja nga frika se përfaqësitë amerikane mund të marrin vesh për këto hetime atëherë mund të thuhet se nuk janë mbështetur nga autoruitetet federale as presidenca e policisë në Bavari dhe as prokuroria."

Vlerësimet e Petra Pausit i kundërshton socialdemokrati Tomas Opermann.
Zyrtarët e Entit për Kriminalsitikë kanë bërë krejt çka ishte e mundur. "Ata e dinin prej fillimi se bëhej fjalë për rrëmbyes të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vendi anëtare të Natos. Kjo nuk i ka ndaluar në asnjë mënyrë që ata të kryejnë hetimet e nevojshme dhe të mbledhin dëshmitë e nevojshme", tha Operman.

Antarët e Komisionit Hetimor parlamentar janë të një mendimi se kundër rrëmbyesve të El Masrit duhet të shpallet fletëarresti. Sipas mediave bëhet fjalë për pilotë të cilët punojnë për CIA-n dhe mendohet se banojnë në Karolinën Veriore.

  • Data 22.09.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzJ
  • Data 22.09.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzJ