Komisioni i posaçëm i OKB-së paraqet propozimet për reformën e Kombeve të Bashkuara | Bota | DW | 01.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Komisioni i posaçëm i OKB-së paraqet propozimet për reformën e Kombeve të Bashkuara

Dy ditë para afatit Komisioni i zgjedhur i OKB-së për hartimin e propozimeve të reformës së kësaj organizate, ja parashtroi Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan projektskicën e tij. Interesi i opinionit mediatik ishte përqëndruar, në atë se çfarë do të propozonte ky komision lidhur me zgjerimin e Këshillit të Sigurimit



Kërcënimi që vjen prej një shteti, në botën e globalizuar është kërcënim për të gjithë- askush nuk mund të mbrohet i vetë ndaj rreziqeve në shkallë botërore siç është terrorizmi. Sipas një anëtari të këtij komisoni, ky
është edhe mendimi bazë i projektskicës së reformës. Për këtë arsye të 16 anëtarët e komisionit të reformës janë shprehur fuqimisht për një Këshill Sigurimi, më të fortë dhe të zgjeruar, i cili mund të ndërhyjë edhe në mënyrë preventive në konflikte të brendshme dhe në rast rreziku të gjenocidit.

Me qëllim të arritjes së këtyre synimeve, qendra e pushtetit të Kombeve të Bashkuara duhet të zgjerohet me 9 vende të tjera, pra Këshilli i Sigurimit do të kishte kështu në të ardhmen 24 anëtarë.
"Qëndrimi ynë lidhur me Këshillin është pragmatik: Cilat do të jenë ndikimet konkrete? A do të bëhet Këshilli i Sigurimit përmes reformës më tepër efektiv apo jo? Këto aspekte jemi duke shqyrtuar"- thotë Xhon Denfort, ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit.

Komisioni i zgjedhur për hartimin e propozimeve të reformës ka paraqitur dy modele për zgjerimin e KS-it : I pari parasheh që Këshilli të zgjerohet me gjashtë anëtarë të tjerë me vend të përhershëm dhe tre anëtarë të rinj pa një vend të tillë. Këtë model A e përkrah Gjermania, pasi qeveria e Berlinit synon zënien e vendit të përhershëm në Këshillin e ri të Sigurimit. Modeli tjetër B parasheh një model me tre nivele. Krahas pesë anëtarëve ekzistues në Këshillin e Sigurimit, të cilët kanë edhe të drejtë vetoje, tetë vendet e reja do të jenë të zëvendësueshëm përmes zgjedhjeve çdo katër vjet. Rizgjedhja është e mundshme. Pas kësaj vjen niveli tjetër i zgjedhjes së një shteti për dy vjet në Këshillin e Sigurimit, ky është një sistem rotacioni për ato shtete që do të ngjiten në postin më të lartë të Kombeve të Bashkuara. Këtë propozim e mbështesin Italia, Pakistani dhe Meksika.
Për të bërë propozime për anëtarët e rinj komisoni i posaçëm ështe treguar i rezervuar. Ai ka bërë vetëm rekomandimin që ai shtet që paguan më shumë duhet të ketë të drejtën të thotë edhe më shumë. Gjermania është vendi i tretë përsa i përket shumës së pagesës që derdh në Këshillin e Sigurimit. Xhon Datfort shprehet:
"SHBA nuk kanë ndonjë deri më tani ndonjë pozicionim për këtë. Unë megjithatë kam punuar me Gjermaninë dhe veçanërisht, kur bashkëpunoj me ambasadorin gjerman Gynter Plojger në Këshill kam konstatuar se ky bashkëpunim mund të jetë mjaft konstruktiv."

Për të dy modelet e zgjerimit të Këshillit të Sigurimit do të vendoset në të ardhmen. Për modelin A, që mbështet edhe Gjermania do të vendoset ne marsin e ardhshëm dhe për një vend të përhershëm të Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit do të vendoset në shtator të 2005.

Ambasadori gjerman në Këshillin e Sigurimit, Gynter Plojger lidhur me këtë thekson se: "Përforcimi i Këshillit të Sigurimit është në interesin e të gjithëve. Për këtë arsye ne kemi besim se shumica e vendeve do të jenë pro reformës së KS-it."
Komisioni i reformës ka bërë propozime edhe për futjen e armëve në përdorim. Ai i jep Këshillit pesë propozime të reja për përdorimin e armëve dhe atakojnë më këto udhëzime edhe të drejtën për veto të pesë fuqive botërore, Kinës, SHBA, Anglisë, Francës, Rusisë. Në të ardhmen këto pesë shtete duhet te heqin dorë vullnetarisht nga e drejta e vetos kur bëhet fjalë për gjenocid dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

  • Data 01.12.2004
  • Autor Rajner Zytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRY
  • Data 01.12.2004
  • Autor Rajner Zytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRY
Reklamë