Komisioni i BE-së do të mbështesë krijimin e një sistemi unik të sinjalistikës për hekurudhat në BE | Evropa | DW | 17.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioni i BE-së do të mbështesë krijimin e një sistemi unik të sinjalistikës për hekurudhat në BE

Brenda 10 ose 20 vjetësh duhet të ekzistojë një sistem ndërkufitar sinjalesh dhe kontrolli për qarkullimin nëpër hekurudha.

ICE - Intercity express, tren i shpejtësisë së lartë

ICE - Intercity express, tren i shpejtësisë së lartë

Trenat në BE në disa linja humbasin kohë, sepse në shumë pika të hekurudhës duhet të bëhet ndryshimi i lokomotivave dhe i mashinistëve. Menaxheri i shoqatës evropiane të hekurudhave në Bruksel, Johanes Ludevig sqaron arësyet e këtij problemi: "Problemet nisën të shfaqen në vitet tetëdhjetë pas përfundimit të elektrifikimit në fund të viteve gjashtëdhjetë. Kjo pasi disa vende nuk dihet se për ç´arësye aplikuan sisteme të ndryshme energjetike, ndonëse qysh atëherë i mëshohej fort temës Evropa. Ndaj me tone vetëkritike më duhet të them, se parë të retrospketivë sot e kemi të vështirë ta kuptojmë, por situata
është e tillë."

Ish-shefi i hekurudhave në Gjermani ashtu si edhe komisioneri i BE-së për komunikacionin Zhak Barro shpresojnë tej sistemi i ri evropian i sinjalistikës së qarkullimit hekurudhor, që shkurt është emërtuar ERTMS. Komisioni do të marrë pjesë me 5 miliardë euro në kostot e investimit gjatë dhjetë viteve të ardhshëme. Zëdhënësi i Komisionit, Shetafn de Rynk: "Ndërkohë ne kemi mbi 20 sisteme të ndryshme sinjalistike dhe kontrolli. ERTMS do të sjellë mjaft avantazhe, sepse me të do të evitohet ndryshimi i lokomotivave nëpër pikat kufitare."

Sistemi i ri do të aplikohet tren pas treni dhe linjë pas linje gjatë dhjetë deri në njëzet viteve të ardhëshme: sinjale të unifikuara, sisteme unike për kontrollin e shpejtësisë dhe dikur do të kemi edhe sisteme të njësuara energjetike. Të gjitha këto do të sillnin më shumë komoditet për qarkullimin e pasagjerëve, që përbën 6% të volumit të përgjithshëm të qarkullimit hekurudhor. E rëndësishme është që të modernizohet edhe tranmsporti hekurudhor i mallrave, sepse një në dy transporte mallrash realizohet përtej kufijve, vë në dukje Johanes Ludevig i shoqatës evropiane të hekurudhave: "Trenat gjithnjë e më shumë po i shmangin ndalesat duke udhëtuar direkt p.sh. nga Roterdami deri ën Veri të Italisë. Ky destinacion është linja më e gjatë që kemi për lidhjen e porteve mes Holandës dhe Italisë së Veriut. Në këtë linjë zhvillohet edhe pjesa më e madhe e transprotit. Trenat nuk kanë nevojë të ndalen, sepse ato udhëtojnë me disa lokomotiva."

Nga linjat kryesore sistemi i unifikuar ERTMS do të përhapet edhe në linjat sekondare, kryesisht në vendet e reja antare në Lindje, ku sistemi hekurudhor është mjaft i prapamebtur. Zoti Ludevig nënvizon: "Në Evropën Lindore ka nevoja të mëdha për rikuperimin dhe modernizimin e infrastrukturës në përgjithësi si dhe të sistemit të lokomotivave, të trenave të mallrave dhe qarkullimit të pasagjerëve. Në këto vende gjatë 30 apo 40 vjetëve ëhstë bërë shumë pak, ose aspak punë në këtë drejtim."

Në vitin 2007 i gjithë qarkullimi hekurudhor në Evropë do t´u nënshtrohet rregullave të tregut të brendshëm. Shtetet duhet që t´i hapin shinat e tyre për konkurrencën nga jashtë. Në Gjermani, në Britaninë e Madhe dhe pothuajse në gjysmën e shteteve të BE-së një gjë e tillë tashmë është bërë realitet. Franca dhe Spanja çalojnë më pas", thekson Shtefan de Rynk, zëdhënësi i komisionerit të komunikacionit.

Trenat e shpejtësisë së lartë, si ICE në Gjermani, apo Talisi dhe TGV në Francë mund të udhëtojnë në nivel ndërkombëtar, sepse si lokomotivat edhe mashinistët janë të aftë të komandojnë shtatë sisteme të ndryshme energjetike. Ndryshe nga sistemi i qarkullimit rrugor, mashinistët duhet të posedojnë për çdo vend dhe për çdo linjë patentë të veçantë, atyre u duhet të mësojnë edhe gjuhë të huaja, sepse për të kontaktuar me qendrën komanduese të hekurudhës duhet të përdorësh gjuhën e vendit përkatës. Eshtë ende shumë larg një gjuhe të unifikuar për hekurudhat, gjë që ekziston prej kohësh në sistemin e qarkullimit ajror, vëren Johanes Ludevig, i shoqatës evropiane të hekurudhave: "Ne po punojmë edhe në këtë drejtim, por mund të zgjasë disa vjet derisa të kemi një jguhë të standartizuar, ndoshta në anglisht, tani jemi duke hulmutuar për gjetjen e një zgjidhjeje."

  • Data 17.07.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDn
  • Data 17.07.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDn