Komisioni i BE pengon fuzionimin në bursë | Ekonomia | DW | 02.02.2012
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ekonomia

Komisioni i BE pengon fuzionimin në bursë

Jo të gjithë komisionerët ishin të një mendjeje me komisionerin Almunia, i cili pengoi fuzionimin e Bursës së Frankfurtit me atë të Nju-Jorkut.

As muajt e tërë të lobimit dhe as disa lëshime nuk qenë në gjendje për të parandaluar ndalimin e fuzionimit. "Në fund, nuk patëm zgjidhje tjetër përveçse ta ndalonim fuzionimin" tha komisioneri i BE-së për konkurrencën, Joaquin Almunia, të mërkurën (01.02.2012) në Bruksel. Arsyeja sipas Komisionit: një pozitë dominuese në treg e kompanisë së fuzionuar. Pozicione të tilla "monopoli" duhet të parandalohen. "Ky pengim ka për qëllim të mbrojë ekonominë evropiane prej efekteve deformuese të një bashkimi, që do ta eliminonte praktikisht një konkurrencë efektive dhe do të shkaktonte dëme serioze për konsumatorët."

European Competition Commissioner Joaquin Almunia addresses a news conference at the EU Commission headquarters in Brussels February 1, 2012. EU regulators have blocked the merger of exchange operators Deutsche Boerse and NYSE Euronext to avoid giving them a stranglehold on the European futures market. REUTERS/Francois Lenoir (BELGIUM - Tags: BUSINESS POLITICS)

Joaquin Almunia

Çmime më të larta për konsumatorët dhe më pak risi do të kishte qenë pasojat, mendon komisioneri Almunia. Spanjolli beson në parim se funzionime të tilla kanë avantazhin e fitimit të efikasitetit. Por në këtë rast mbizotëruese do të ishin efektet negative. Gjatë procesit të negociatave, të dy operatorët e bursës do të kishin bërë mjaft lëshime. Por jo të mjaftueshme për ta bindur Komisionin.

U pengua krijimi i një kampioni evropian në fushën e bursës?

Por me sa duket jo të gjithë komisionerët ishin të një mendjeje me komisionerin Almunia. Vërtet që votim formal nuk ka pasur, tha ai, por la të kuptohet se të paktën komisioneri për tregun e brendshëm Mishel Barnier ka pasur rezerva. Barnier thuhet se donte që në tregun evropian të krijohej një kampion në fushën e bursës së aksioneve, që mund të konkurronte ndaj konkurrencës aziatike dhe t'ia dilte mbanë që si bllok i madh të vendoseshin standarde panevropiane. Një argument të ngjashëm bën edhe eurodeputeti gjerman Burkhard Balz (CDU ). Ai është anëtar i Komitetit Ekonomik të Parlamentit Evropian. "Unë besoj se ne jemi duke bërë një gabim të rëndë këtu, sepse ne kemi dëmtuar veten në konkurrencën në shkallë globale. Transaksionet e bursave janë sot tregje globale dhe ne duhet të kujdesemi që në Evropë të kemi disa lojtarë shumë të fortë në tregun e aksioneve në konkurrencën globale."

Ein Haendler geht am Dienstag (12.07.11) in Frankfurt am Main durch den Boersensaal der Deutschen Boerse. Im Zuge der Finanzkrise und der neuen Diskussionen um die Verschuldung Italiens rutschte der Deutsche Aktienindex DAX zeitweise unter die 7000 Punkte-Marke. (zu dapd-Text) Foto: Mario Vedder/dapd

Salla e Bursës Gjermane në Frankfurt

Me tone të mprehta vendimi u komentua në Bursën Gjermane: Kjo është një "një ditë e errët për Evropën dhe konkurrencën e saj të ardhshme globale në tregjet financiare botërore." Vendimi i Komisionit Europian bazohet në një "përkufizim jorealist dhe të ngushtë të tregut, që nuk i përgjigjet natyrës së konkurrencës në tregun global të derivateve," thuhej në një deklaratë. Shefi i Bursës Gjermane Reto Francioni u shpreh disi më butë në një konferencë shtypi në Frankfurt: "bursa gjermane është e pajisur mirë dhe ka forcë të mjaftueshme për t'u rritur dhe për të vazhduar të jetë e suksesshme edhe pa fuzionimin" tha ai.

Veprim i rrallë i Brukselit

Ndalimet e fuzionimeve nga ana e komisionerit për konkurrencën janë në përgjithësi shumë të rralla. Por sidomos në rastin e bashkimeve apo fuzionimeve të bursave nga Brukseli ka pasur kohët e fundit disa herë sinjale ndalimi. Pyetjes nëse ky vendim do të përcaktojë tonin për përpjekjet e mëtejshme për fuzionim Almunia ju përgjigj me jo. Çdo rast duhet të konsiderohet dhe të shqyrtohet si rast më vete, por të vlerësohet sipas të njëjtave rregulla të konkurrencës.

Autor: Christoph Hasselbach / Pandeli Pani
Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 02.02.2012
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/13uWk
  • Data 02.02.2012
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/13uWk