Komisioni i BE e anulloi një konferencë të planifikuar në shkurt së bashku me Kongresin Evropian të Hebrenjve | Politika | DW | 07.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Komisioni i BE e anulloi një konferencë të planifikuar në shkurt së bashku me Kongresin Evropian të Hebrenjve

Presidenti i KE Romano Prodi reagon ndaj kritikës së përfaqësuesve kryesorë të shoqatave hebreje ndaj komisionit të drejtuar prej tij.

Kritikat kundër Komisionit të BE janë me të vërtetë bomba. Për "tradhëti morale" i akuzojnë evropianët në përgjithësi dhe Komisionin Evropian në vecanti presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Edgar Bronfman dhe kryetari i "Kongresit Evropian të Hebrenjve". Për këtë ata shfrytëzojnë gazetën angleze "Financial Times" dhe tundin atje skeptrin e madh retorik.

Ka dy lloje antisemitizmi, thuhet në artikullin e tyre, ai me anë të veprimit dhe ai me anë të heshtjes. Dhe të tërheq vëmendjen fakti që Komisioni Evropian ka bërë faj me të dyja. Pas këtyre kritikave ka dy përmbajtje: një anketim dhe një studim, të dyja të vitit të kaluar. Në të ashtuquajturën anketë Euro-Barometer, e cila bëhet rregullisht nga Komisioni, mbi 50% e të pyeturve e përcaktuan Izraelin si kërcënimin më të madh të paqes botërore, të pasuar nga Koreja e Veriut, SHBA dhe të tjerë. Që kur doli, ky rezultat bëri furorë. Megjithatë, edhe atëherë u formuluan dyshime për seriozitetin metodik të anketimit.

Elementi i dytë është një studim i Qendrës për Kërkimet Antisemitike të Universitetit Teknik të Berlinit, i cili konstatoi pranverën e vitit të kaluar një rritje të incidenteve antisemitike në të gjithë Evropën, të cilat në pjesën më të madhe e kanë burimin tek emigrantët myslimanë dhe që besohet se lidhen më Intifadën në Lindjen e Mesme. Edhe në këtë rast pati dyshime për metodën shkencore. Ky studim nuk u botua nga BE, i cili as e kishte porositur bërjen e tij. Vetë organizata hebreje e botuan atë në fund të vitit në Internet. Për këtë sërish akuzohet Komisioni Evropian për censurë.

Presidenti i sulmuar, Romano Prodi reagon i shokuar dhe i tmerruar. Në një letër drejtuar të dyja organizatave hebreje ai shkroi dje se as që mund ta besonte se ato e kanë shkruar një artikull të tillë. Dhe prandaj ai anullon një seminar për diskutimin e antisemitizmit në Evropë, të planifikuar për në shkurt, i cili në fakt duhej të shërbente si gjest i qetësimit të situatës dhe pëmirësimit të marrëdhënieve.

Elmar Brok, kryetar i Komisionit Përgjegjës për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian, i quan këto kritika të Komisionit Evropian "thjesht qesharake":

"Mund të thuhet se dikush mund të ketë bërë gabime politike të caktuara. Mund të thuhet se dikujt i shpëtojnë gabime teknike të caktuara. Por unë e di me siguri nga persona të tjerë se ata janë e kundërta e antisemitit. Dhe që për këtë shkak një ankesë e tillë nuk mund të bëhet"

Sulmi kundër Komisionit megjithatë është jashtëtzakonisht i ashpër dhe parimor. Dhe baza për të sulmuar Komisionin duket mjaft e dobët. Përse atëherë një ashpërsi e tillë? Marrëdhnëiet midis BE dhe Izraelit mund t'i përcaktosh që prej kohësh si në rastin më të mirë të ftohta. Që prej vitesh komisioni mbështet financiarisht autoritetet palestineze. Që prej po kaq shumë kohësh ekziston kritika se këto para përdoren për terrorizëm.

Goditja e përbashkët e organizatave hebreje ndaj Brukselit artikulon tone të reja ekstreme të ashpra. "Punimet e riparimit" në marrëdhëniet dypalëshe bëhen kështu gjithnjë e më të vështira.
  • Data 07.01.2004
  • Autor Barbara Shulte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvr
  • Data 07.01.2004
  • Autor Barbara Shulte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvr