Komisioneri Verhojgen kritikon politikën e qipriotëve grek | Politika | DW | 21.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Komisioneri Verhojgen kritikon politikën e qipriotëve grek

Pak ditë para mbajtjes së referendumit për ribashkimin e ishullit të ndarë, komisioneri për zgjerimin e BE-së, gjermani Gynter Verhojgen ka kritikuar ashpër udhëheqjen e Qipros greke. Verhojgen sqaroi se personalisht e ndjen veten të zhgënjyer me qeverinë e drejtuar nga presidenti Tassos Papadopoulos.

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Gynter Verhojgen

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Gynter Verhojgen


Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian Gynter Verhojgen u shpreh shumë qartë në Parlamentin Evropian. Për herë të parë politikani gjerman i Bashkimit Evropian shprehu publikisht tërë frustrimin e mbledhur rreth çështjes së Qipros. Në prag të mbajtjes së referendumit të së shtunës, ku banorët e të dy pjesëve të ishullit votojnë për ribashkimin e ishullit të ndarë mes turqëve dhe grekëve, Verhojgen tha se nuk sheh asnjë shans që të dyja pjesët të votojnë pro planit të Kombeve të Bashkuara për ribashkim.

"Qipro është vendi i fundit në Evropë kryeqyteti i të cilit ndahet në dy pjesë me tela gjemborë dhe fusha të minuara. Dhe si asnjëherë më parë, prej se ekziston ky konflikt ne nuk kemi qenë më afër se sot për zgjidhjen e tij. Megjithatë më duhet të ju them se kam shumë pak shpresë që ne do të arrijmë të kalojmë me sukses këto pak centimetra rrugë sa na kanë mbetur", nënvizoi Verhojgen.

Komisioneri i Bashkimit Evropian Verhojgen u shpreh shumë qartë se kush sipas mendimit të tij është shkaktar kryesor për parashikimet e referendumit të së shtunës. Akuza e tij: qeveria greko-qipriote në Nikozi ka bërë krejt çka është e mundur që të dështoj plani i Kombeve të Bashkuara duke ndërhyrë edhe në lirinë e mediave si në vet intervistat e dhëna nga Verhojgen të cilat janë vlerësuar si përzierje në punët e brendshme të vendit. Me këtë, sipas komisionerit gjerman të Bashkimit Evropian, qeveria greko-qipriote ka thyer premtimin e dhënë në vitin 1999 se mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

"Ne kemi pasur një marrëveshje të qartë. Ne organizojmë antarësimin e Qipros ndërsa ju grekët qipriotë do të përkujdeseni që të mos dështoj një rregullim tek grekët qipriotë. Ne nuk mund të flisnim për qipriotët turq. Unë kërkoj nga presidenti Tasos Papadopoulos që tash të përmbush pjesën e tij!" theksoi Verhojgen.

Në kohën kur Verhojgen po kritikonte presidentin greko-qipriot filluan thirrjet protestuese të disa deputetëve grek në Parlamentin Evropian. Megjithatë këto thirrje nuk i bën shumë përshtypje komisionerit Verhojgen i cili vazhdoi më tej:

"Unë do të them tash diçka shumë jo-diplomatike. Zonja dhe zoëtërinj, unë personalisht e ndjej veten të zhgënjyer nga qeveria e Republikës së Qipros. Muaj të tërë si shumë të tjerë, me besimin më të mirë ne deklaratat e qeverisë greko-qipriote, kam punuar në krijimin e kushteve që do tu mundësonte grekëve qipriotë miratimin e këtij plani. Fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po ndodh", tha Verhojgen.

Sido që të jetë, antarësimi i Qipros, pa marrë parasysh rezultatet e referendumit të së shtunës është i pashmangshjëm me 1 maj të këtij viti. Në këtë mënyrë Komisionit Evropian nuk i mbetet tjetër veçse të mendoj për pasojat që mund të ketë njëra pjesë e Qipros nëse turqit votojnë pro e grekët kundër planit të Kombeve të Bashkuara. Shefi i grupimit të të gjelbërtve në Strasburg, gjermani Daniel Kohn-Bendit kërkoi që:

"Nëse në pjesën jugore të ishullit votohet kundër ndërsa në veri pro atëherë ne duhet të vendosim marrdhëniet politike të Bashkimit Evropian me pjesën veriore të Qipros", tha Bendit.


  • Data 21.04.2004
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvL
  • Data 21.04.2004
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqvL