Komisioneri Olli Rehn të hënën përpara Rarlamentit Evropian | Evropa | DW | 01.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Komisioneri Olli Rehn të hënën përpara Rarlamentit Evropian

Komisioneri evropian për zgjerimin Olli Rehn, do të raportojë të hënën përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian mbi zhvillimet në Rumani dhe Bullgari. Në fillim të muajit maj do të vijojë raporti i dytë mbi këto dy shtete. Gjatë ditës së hënë do të diskutohet mbi të gjitha nëse Bullgaria dhe Rumania do të antarësoehn në vitin 2007 apo në vitin 2008 në BE.

Shtëpi fëmijësh të shkatërruara, reaktorë bërthamorë të prishur, agjentë të çuditshëm sekretë dhe punonjës shtetërore të korruptuar: Në rast se Rumania dhe Bullgaria do të pranohen në BE, atëherë do të ankohen të gjithë. Që prej ndryshimit të sistemit komunist në demokraci, në Bukuresht dhe Sofje nuk ka ndryshuar çdo gjë, por përparimet që kanë ndodhur janë të mahnitshme.


Por këto dy shtete kanë ndryshime të thella nga njëri-tjetri, dhe BE-ja ka probleme të mëdha me këtë fakt, ndonëse në raportet përmbledhëse mbi këto shtete thuhet se Rumania dhe Bullgaria do të antarësohen së bashku në BE.

Sipas opinionit të Brukselit, Bullgaria ka arritur përparime shumë më të dukshme se Rumania. Por gjatë 20 muajve të kaluar, Rumania arriti të njejtin nivel zhvillimi si Bullgaria. Ndoshta kjo ka të bëjë me ndryshimin e qeverive në Bukuresht, por fakt mbetet se ekspertët e BE-së nuk mund t´i verifikojnë siç duhet zhvillimet aq të shpejta që ndodhin aty. Ekspertët e BE-së e dalluan me vonesë faktin se fenomeni i krimit të organizuar në Bullgari është ende i pranishëm në vend. Gjatë 5 viteve të fundit, luftërat mes bandave të ndryshme, u kushtuan jetën mbi 150 kriminelëve. Krimi i organizuar nuk ndodh vetëm me biznesin e drogës apo fallsifikimin e kartmonedhave euro, por edhe në jetën ekonomike legale të vnedit.

Por më alarmues është fakti se organet bullgare të drejtësisë nuk kanë arrestuar ende ndonjë kryetar bandash kriminale. Pa reforma të menjëhershme në sektorin e drejtësisë, nuk do të ketë antarësim në BE.

BE morri mbi supe një përgjegjësi të madhe me pranimin e ardhshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë. Korrupsioni ndjehet në të gjitha strukturat qeveritare rumune dhe megjithatë qeveria në Bukuresht shpreson që në vitin 2008, shuma e investimeve të huaja në vend të kapë shifrën e 8 miliardë euro.


Edhe Gjermania ka filluar të tregojë interes për të investuar në vendet ish komuniste. Dhe politika evropiane ndaj vendeve aspirante për antarësim, ofron lehtësira financiare të favorshme për investorët e huaj.

Tani Brukseli duhet t´u përmbahet premtimeve dhe kushteve të kontratës për antarësim, e cila është nënshkruar me kohë. Shumë zhvillime flasin për antarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE që në vitin 2007, dhe jo më vonë. Brukseli qëndron përpara një detyre shumë të vështirë. Por të dyja palët mund të përfitojnë po ditën ta përballojnë me sukses këtë sfidë.

  • Data 01.04.2006
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBW
  • Data 01.04.2006
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBW