Komentet e shtypit për reformën shëndetësore | Studimi në Gjermani | DW | 12.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Komentet e shtypit për reformën shëndetësore

Grindja mes Unionistëve dhe Socialdemokratëve për reformën shëndetësore duket se mori fund. Dy partnerët e koalicionit të madh ranë dakord më në fund për disa ndryshime, të cilat shtypi i të shtunës në Gjermani i sheh me dyshim

WESTFALENPOST nga Hagen në Nordrhein-Westphalen, shkruan:

'Ndoshta dita e djeshme me kompromisin mes të zinjve dhe të kuqve me të vërtetë ka qenë një ditë e mirë. Po, në se me të marrin fund grindjet për reformën shëndetësore e qytetarët nuk do të torturohen më duke dëgjuar prognoza të pasakta... . Por, fatkeqësisht, nuk duket se do të jetë kështu..... Edhe pasi të ketë hyrë në fuqi i ashtuquajturi "Ligj për forcimin e konkurrencës për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor" - debati për reformën shëndetësore do të vazhdojë. Sepse ai nuk i plotëson synimet më thelbësore të caktuara nga vetë koalicioni."

TAGESZEITUNG nga Berlini gjykon:

'Koalicionerët berlinezë arritën tani të realizojnë diçka për të cilën po përpiqeshin prej disa muajsh: Ata arritën t'i copëtonin edhe pjesët e fundit që kishin mbetur nga reforma e planifikuar. Honorare të reja për mjekët do të ketë vetëm që nga viti 2011, ndryshime në tarifën private vetëm për një gjysmë viti, e vetëm pas vitit 2009: Këto dhe shumë vendime të tjera e bëjnë të sigurtë që reforma do të hyjë në fuqi më 1. prill, sepse për vite të tëra ajo nuk do të ketë asnjë efekt."

Në KëLNER STADTANZEIGER lexojmë:

'Kompromisi i arritur nuk ka asnjë kuptim. Edhe ato pak përmirësime që përmbante projektligji, pak nga pak, i deformuan, prishën, ose i hoqën fare. Përmasat e dështimit politik do të dalin kur reforma të krahasohet me qëllimet e saj fillestare. Sistemi shëndetësor do të bëhej efektiv, solidar dhe imun ndaj ndryshimeve demografike, do të ngrihej një konkurrencë e drejtë ndërmjet sigurimeve private dhe atyre ligjore, do të duhej të sigurohej financimi i qendrueshëm i sistemit. Tani SPD-ja quan sukses arritjen e sigurimit të detyruar për të gjithë, ndërsa Unioni ruajtjen e sigurimeve private."

NORDBAYERISCHE KURIER nga Bajrojti parasheh:

'Konceptet fillestare të partive, duke filluar që nga sigurimi i çdo qytetari e deri tek tarifa e njëjtë për këdo, ishin si zjarri me ujin. Përpjekja për t'i bashkuar çoi në lindjen defektoze me emrin "Fonde shëndetësore". Megjithatë, të dy prindërit, SPD/ja dhe CDU-ja pretendojnë, që krijesa e tyre ka tipare nga sigurimi qytetar, përkatësisht paushalja për kokë. Se kujt i ngjan me të vërtetë, kjo do të duket mbas zgjedhjeve të ardhshme për Bundestagun."

Ndërsa STUTTGARTER NACHRICHTEN shkruajnë:

"Një koalicion tepër i përçarë po gëzohet që ka arritur t'i sqarojë edhe hollësitë e fundit e një kompromisi të dobët, që i lë pazgjidhur problemet kryesore të sigurimit shëndetësor. Sigurisht që është për t'u përshëndetur, që dhjetra mijëra njerëz, të cilët deri tani nuk kanë pasur mbrojtje përsëri mund të sigurohen. Por mjerimi financiar në të cilin janë zhytur institutet e sigurimit mbetet pa asnjë përgjigje."

OSTSEE-ZEITUNG nga Rostock/u shkruan:

'Koalicioni i madh po i gëzohet kompromisit të tretë në këtë reformë shëndetësore. Me të vërtetë që është një sukses arritja e sigurimit të detyrueshëm për të gjithë. Qindra mijëra njerëz, deri tani të përjashtuar nga sigurimi, mund të përfitojnë nga njëri prej sistemeve shëndetësore më të mira të botës. Shoqëria vazhdon të plaket, numri i paguesve të kontributeve shëndetësore zvogëlohet. Por përkujdesi mjekësor, megjithatë duhet të jetë i pagueshëm për të gjithë.

Hedhim një vështrim në komentin e gazetës: FRANKFURTER ALLGEMEINEN:

"Reforma shëndetësore rreth disa detaje të së cilës ka rënë tani dakord koalicioni është quajtur Ligji për forcimin e konkurrencës. Por, as ministrja Ulla Schmidt, e as kryesuesit e negociatave për Unionin dhe SPD-në nuk e përdorën asnjëherë fjalën konkurrencë gjatë prezantimit. Ata e dinin përse: Nga ato pak elemente që kishin të bënin me konkurrencën është hequr thelbësorja.... Kjo reformë është e prishur, e gabuar dhe e padobishme."

  • Data 12.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm8
  • Data 12.01.2007
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arm8