1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Replika e Merkelit ndaj AfD - rruga e parë e përmirësimit

Kay-Alexander Scholz8 Shtator 2016

Analizën si duhet të reagojë CDU-ja ndaj sukseseve të AfD, Kancelarja e ka të drejtë. Por mendimet e para të saj, se cilat hapa duhen ndërmarrë tani nuk do të mjaftojnë për ta forcuar CDU-në.

https://p.dw.com/p/1JxI7
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Schwarz

Më në fund Kancelarja e përmendi publikisht, në një fjalim në Bundestag emrin e partisë, e cila e polarizon aktualisht Gjermaninë. Rryma politike e re e djathtë e quajtur AfD ose u injorua shumë gjatë ose u trajtua pa vëmendje nga kristjandemokratët, edhe nga Angela Merkel.

Por gjërat duhet të përmenden me emër. Gjithçka tjetër është e barabartë me injorim të realitetit dhe do të linte përshtypjen se elita politike e ka humbur kontaktin me qytetarët. Ky është të paktën një nga argumentat kryesorë të AfD-së, me të cilët ajo mbledh mbështetje nga qytetarët.

Deri këtu në rregull. Por çfarë rrjedh nga kjo? Merkeli kërkon ta rifitojë besimin e qytetarëve dhe thotë se kjo është për momentin më e rëndësishmja. Por çfarë do të thotë kjo? Pas kësaj nuk fshihet pranimi i një gabimi, por më tepër mosshpjegimi mjaftueshëm i reformave.

Në përputhje me këtë, Kancelarja e përdori fjalimin e saj tradicional në debatin e përgjithshëm për javën e buxhetit në Bundestag për të numëruar se cilat masa janë vënë në rrugë të mbarë në politikën e azilit dhe të refugjatëve dhe për integrimin. Gjë që është e saktë, në këtë çështje janë rregulluar shumë gjëra. Ende dy vjet më parë kjo fushë e politikës i ngjante kaosit. Por natyrisht ka ende shumë për të bërë, ky është njëri nga citatet e preferuara të Merkelit.

Të guxohet më shumë konkurencë!

Por rifitim i besimit do të thotë që të përballesh (sërish më fort) edhe me garën politike. Merkeli e la këtë të kuptohet. Marrja seriozisht e shqetësimeve dhe shpjegimi i fakteve janë dy anë të një medaljeje, tha ajo.

Kay-Alexander Scholz
Kay-Alexander Scholz

Por këtu bën pjesë edhe që më në fund të flaket tej gënjeshtra e rrezikshme se bëhet fjalë për një politikë pa alternativë, të cilën Merkeli e ka propaganduar herë pas here. Këtu dikur mund të bëjë pjesë edhe që AfD të bëhet bashkëpërgjegjëse në një qeveri. Sepse në këtë parti ndërkohë janë angazhuar shumë njerëz, që dikur bënin pjesë në shtresën e mirë të mesme të republikës: mjekë, avokatë, sipërmarrës. AfD-së nuk duhet t'i lihet në plan afatgjatë roli i viktimës dhe i personit të jashtëm. Sepse politika reale është gjithmonë më e vështirë se parullat populiste.

E gjitha nuk është vetëm një çështje e gjuhës!

Vetëm se dihet që puna me besimin nuk është e lehtë. Kaq shpejt besimi nuk rifitohet. Ka nevojë për kohë dhe për politikë të mirë. Apeli i Merkelit ndaj partive në Bundestag që ta moderojnë gjuhën dhe që të mos kontribuojnë në shkallëzim verbal, sepse të tjerë - pra AfD - janë në gjendje ta bëjnë këtë shumë më mirë, ka megjithatë një nuancë të rrezikshme të shumë Political Correctness.

Por Merkeli mund të tregojë me shembuj se është në gjendje të veprojë më mirë. Shanse të mjaftueshme ajo do të ketë për këtë, mirë apo keq. Sepse deri në zgjedhjet për në Bundestag në shtator 2017 do të mbahen edhe zgjedhje të tjera për parlamente landesh, në të cilat AfD do të tërheqë vëmendjen.