1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: #MeToo nuk mjafton - publikoni emrat!

Sarah Hofmann
19 Tetor 2017

Fakti që gjithnjë e më shumë gra postojnë #MeToo, tregon, për përmasat mbarëbotërore të sulmeve seksuale ndaj grave. Kjo nuk do të ndryshojë, për aq kohë sa nuk guxojmë të përmendim emrat e dorasve, mendon Sarah Hofmann.

https://p.dw.com/p/2m7JD
Plakat Ende der sexuellen Gewalt in Mosambik
Fotografi: DW/L.Matias

Edhe në Facebook unë e kam ndryshuar statusin tim. #MeToo kam vendosur tani aty. Pikërisht ashtu si edhe shumë të tjera mike të mia dhe mijëra gra në mbarë botën. Eshtë një shenjë solidariteti me të gjitha ato, të cilat javët e fundit kanë bërë publike, se janë ngacmuar seksualisht nga producenti i Hollywoodi-t Harvey Weinstein, janë vendosur nën presion, e madje edhe janë përdhunuar. Kjo duhett'u japë kurajo atyre, që deri tani nuk kanë folur për atë që kanë përjetuar - prej turpit - prej  frikës nga pasojat.

Nëse çdo grua, që ka përjetuar sulmet seksuale, poston ideja është që kjo të tregojë përmasat e  dhunës seksuale ndaj gruas.

Para vitesh shëtisja me një kolege përmes pjesës historike të Jeruzalemit, kur një tip i ri ndoshta 12 apo 13 vjeç ofroi, që të na tregonte rrugën më të shkurtër për në rrugën e famshme Via Dolorosa. Ne pranuam, bëmë pak shaka rrugës, u gëzuam, se sa mirë ai fliste anglisht. Derisa e kuptova, që po shkonim në drejtimin e gabuar! Kur e konfrontova djaloshin me këtë, ai më shtyu pas murit aty pranë dhe më kapi brutalisht mes kofshëve. E gjitha kjo ndodhi kaq shpejt, sa i vetmi reagim i imi ishte që t'i hidhja në fytyrë një shishe uji që pata në dorë. Ai u largua me vrap, në fund të rrugës së një qorrsokaku pa asnjë këmbë njeriu qendronin tre djem të rinj - me sa duket ka ka qenë qëllimi i "shkurtimit të rrugës për ne". E pra edhe ne u larguam me vrap. 

Hofmann Sarah Kommentarbild App
Sarah Hofmann jeton si gazetare në profesion të lirë në Tek Aviv

Unë pata fat. Unë nuk u përdhunova. Dhe unë deri më sot asnjëherë nuk kam përjetuar presion seksual nga ndonjë epror. Por sidoqoftë: deri edhe sot e kësaj dite qorrsokakët në zonën historike të Jeruzalemit më krijojnë shqetësim. Ato më kujtojnë mua indinjatën, që kam ndjerë. Ndaj dorasit dhe ndaj meje. Sepse unë u tregova aq e pakujdesshme dhe i shkova pas atij. Deri më sot u kam treguar fare pak njerëzve për këtë.

Rrëfeni përjetimet tuaja - në detaje!

Unë mund ta përfytyroj, se çfarë përjetojnë gratë pas një sulmi të tillë e se si ato frikësohen për karrierën e tyre. Për gjithçka që kanë arritur në profesion. Në shumë pjesë të kësaj bote ato druajnë për humbjen e reputacionit social dhe të "nderit familjar". Eshtë e kuptueshme, që ato preferojnë më mirë të heshtin.

Nëse ju tani postoni #MeToo, ky mund të jetë hapi i parë, për të dalë në opinion. E sa më shumë gra të raportojnë konkretisht, për atë që u ka ndodhur, aq më mirë mund të shkundet turpi. Nuk jeni ju fajtore, të dashura gra, janë dorasit fajtorët! E pra, tregojini përjetimet tuaja: në twitter, në facebook dhe në polici. raportoni me detaje, për atë që ju ka ndodhur. Dhe - nëse i dini emrat e dorasve: përmendi ato! Vetëm kështu do të ndryshojë diçka.