Koment: Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit | Bota | DW | 19.05.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Koment: Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit

Me Rusinё prej shumё vitesh ka mosmarrёveshje, ndёrsa me SHBA-nё, tё paktёn qёkurse ёshtё president Donald Trump. Pёr njё ndryshim rrёnjёsor kursi as qё ka shenja, mendon Miodrag Soric.

Prej kohёsh kanё munguar lajmet e mira nё marrёdhёniet gjermano-ruse. Qoftё lufta nё Ukrainё, mbёshtetja e Rusisё pёr presidentin sirian Assad, sanksionet reciproke apo afera Skripal: Prej vitesh kryeartikujt negativё pasojnё njeri-tjetrin. Raporti Lindje-Perёndim ka arritur gjithmonё nё pika kritike. Fakti, qё Gjermania pёr gati njё vit mungoi si lojtare nё politikёn e jashtme, e ka vёshtirёsuar edhe mё shumё ҁёshtjen. Por lufta elektorale dhe krijimi i vёshtirё i qeverisё nё Berlin ishin mё tё rёndёsishme.

Optimizёm me rezerva

E harruar, e kaluar. Menjёherё pas krijimit tё qeverisё disa ministra gjatё ditёve tё fundit kanё vizituar Moskёn. Tani kancelarja nogocioji direkt me Putinin. E papritur po  krijohet njё lloj opmizmi i rezervuar. Me sa duket presidenti ёshtё dakord qё pas ndёrtimit tё linjёs gazsjellёse Nord Stream nё Detin Baltik tё lejojё transportimin e gazit rus pёrmes tubacioneve ukrainase. Kёsisoj Kievi sёrish mund tё fitojё para nё shuma miliardёshe.

Soric Miodrag Kommentarbild App

Miodrag Soric

Por sikurse ndodh rёndom gjёrat nuk janё aq tё thjeshta sa nё dukje: A ёshtё njё deklaratё e tillё e mjaftueshme pёr qeverinё ukrainase? Kush mund tё japё garancitё pёrkatёse: qeveria ruse? BE-ja? Apo tё dyja bashkё? Edhe pas samitit gjermano-rus kёto pyetje mbeten tё hapura.  Qeveria nё Kiev vazhdon tё jetё mosbesuese - nё sfondin e pёrvojave tё viteve tё kaluara - kjo ёshtё e kuptueshme. Por vetёm mosbesimi nuk ёshtё i mjaftueshёm pёr t'i zgjidhur problemet. Ukraina duhet tё negociojё - me mbёshtetjen e Gjermanisё dhe tё BE-sё. E nё radhё tё parё, nё rast se Moska do tё jetё e gatshme tё bёjё lёshime nё marrёveshjen e Minskut. Putin e la kёtё tё nёnkuptohet nё Soҁi. Ka shumё mundёsi qё kancelarja dhe presidenti rus sё shpejti tё ritakohen, pёr tё negociuar njё plan paqeje pёr Lindjen e Ukrainёs. Presidentёt e Ukrainёs dhe Francёs do tё jenё bashkё nё njё tryezё me ta. Tё gjithё e dinё; sa mё shumё tё zgjasё konflikti aq mё e vёshtirё do tё jetё tё zgjidhet ai. Nuk ka asnjё altёrnativё ndaj procesit tё Minskut.

Po ashtu Merkel dhe Putin nuk shohin asnjё alternativё ndaj marrёveshjes atomike me Iranin. Tё dy vendet duan t'i pёrmbahen kёsaj marrёveshjeje, po ashtu si edhe europianёt e tjerё dhe kinezёt - edhe pse sё fundi amerikanёt po e bojkotojnё atё. Nёse Uashingtoni vёrtetё do tё vendosё sanksione ndaj firmave tё huaja, qё vazhdojnё bizneset me Iranin, kjo mbetet tё shihet. Ironi e historisё: dalja e Amerikёs nga marrёveshja atomike me Iranin po i afrojnё edhe mё shumё europianёt dhe rusёt. Madje: kёrcёnimet e Amerikёs nё drejtim tё Teheranitnёt po bёjnё qё tё rritet ҁmimi i naftёs nё mbarё botёn - pёr herё tё parё qё prej vitesh ai ka arritur mbi 80 dollarё pёr barrel. Kjo sjell para nё arkat e shtetit tё Rusisё. Edhe ky ёshtё njё dёm kolateral i padёshiruar i politikёs sё jashtme amerikane me luhatje.

Listё e gjatё mosmarrёveshjesh

Askush nuk mund ta akuzojё  Angela Merkelin, se i ka lёnё pasdore temat e pakёndshme pёr presidentin Putin. Ajo u shpreh qartё: kritikoi kufizimet e lirisё sё shtypit dhe pёrndjekjen e artistёve nё Rusi. Ajo kritikoi sulmet hacker ndaj Ministrisё sё Jashtme nё Berlin si dhe mbёshtetjen e Putinit pёr presidentin sirian Assad. Lista e pikave tё debatit ёshtё e gjatё. Megjithatё duket se kjo nuk e dekurajon kancelaren. Sigurisht: mosbesimi reciprok mbetet. Katёr vitet e fundit Moska ka shkaktuar shumё dёme politike, qё do tё duhet kohё pёr t'i riparuar sёrish.