1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Lufta në Ukrainë nuk ka marrë fund

Bernd Johann6 Shtator 2014

Ukraina nuk kishte zgjidhje tjetër përpos armëpushimit. Megjithatë lufta në Ukrainë nuk ka marrë fund, mendon Bernd Johann.

https://p.dw.com/p/1D7uU
Kleidungsstücke von Modedesignerin Inna Thomas
Fotografi: DW/K. Kryzhanouskaya

Ndërsa palët përpiqeshin për një armëpushim në kryeqytetin bjellorus Minsk, luftimet në Ukrainë lindore vazhdonin. Me një mbështetjen masive ruse separatistet përparuan ditët e fundit, sidomos në qytetin strategjikisht të rëndësishëm Mariupol në jug të Donetskut. Nën këtë presion ushtarak Kievi ra dakord për një armëpushim. Për njerëzit që ende vazhdojnë të jetojnë në këtë rajon, ky është një lajm i mirë - dhe ndoshta edhe për ushtarët ukrainas.

Ukraina nuk kishte zgjidhje tjetër. Dhe faktikisht ajo kapitulloi përpara superioritetit rus. Pjesëmarrja e Rusisë me tanke, raketa dhe dërgime të vazhdueshme ushtarësh të rinj është shumë e madhe. Me cinizëm Kremlini e mohon ende këtë pjesëmarrje në konflikt. Por fakti që ai zhvillon luftë me Ukrainën, është tashmë i dokumentuar. Ushtarë rusë janë zënë rob apo kanë rënë dhe janë varrosur në varrezat ruse. Mediat e guximshme ruse dhe Shoqata e Nënave të Ushtarëve po i përhapin këto njoftme tani edhe në Rusi.

Poroshenko po vepron drejt - dhe në nevojë

Me armëpushimin presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka marrë një vendim nga nevoja. Por ky është i arsyeshëm dhe nuk ka alternativë. Ushtarakisht lufta nuk mund të fitohej. Poroshenko e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ai dëshiron që të ndalen vrasjet. Por Rusia kërkon për këtë një shpërblim: rajonet e Donetsk dhe Luhansk do të mbetet në duart e separatistëve. Sipas dëshirës së Kremlinit duhet të krijohet një "zonë sigurie", nga e cila ushtria e Ukrainës duhet të tërhiqet. Në këtë mënyrë Moska do t'i afrohej më tepër qëllimit të saj: Konflikti mund të ngrihet dhe rajoni mund të nxirret në perspektivë afatgjatë nga kontrolli i Kievit.

Deutsche Welle REGIONEN Osteuropa Ukrainisch Bernd Johann
Fotografi: DW/P. Henriksen

Brenda vendit Poroshenko po korr kritika, madje edhe nga qeveria e vet. Me lajme për suksese udhëheqja e ushtrisë kishte ushqehet një kohë shpresat për një zgjidhje ushtarake. Jo vetëm grupet nacionaliste protestuan ndaj vendimit Poroshenkos. Shumë ukrainas janë të zhgënjyer. Disa e konsiderojnë tani Poroshenkon dhe qeverinë e tij të orientuar ndaj Evropës - si humbës, dhe kjo duhet t'i vijë Kremlinit për shtat. Sepse ai ndoshta shpreson se pak javë para zgjedhjeve parlamentare klima e brendshme politike në Ukrainë do të acarohet dhe procesi i reformave demokratike do të dështojë.

Vetëm një pushim për çlodhje

Për separatistët dhe forcat speciale ruse, armëpushimi një herë do të thotë një pushim për të marrë frymë. Ata mund të konsolidojnë pozitat e tyre dhe mund të rigrupohen, madje ndoshta edhe për një sulm ushtarak në zona të tjera në lindje të Ukrainës. Kjo përbën një rrezik të madh në qoftë se nuk është e mundur për ta kthyer armëpushimin në një armëpushim të përhershëm.

Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin mund të japë sërish sinjalin për një agresion të ri. Kohët e fundit ai e vuri përsëri në pikëpyetje sovranitetin shtetëror të Ukrainës. Putini u shpreh për "Novorosija" ("Rusia e Re"), një territor që mund të shkojë nga Donetsku dhe Luhansuk deri në Dnepropetrovsk dhe Odesë. Ky territor u bë gjatë luftës së shekullit të 18-të me Perandorinë Osmane pjesë e Perandorisë Ruse. Ai nuk qe kurrë një shtet i pavarur. Mbi të gjitha Putini mund synojë një urë tokësore me Krimenë e aneksuar, e cila deri sot mund të arrihet nga Rusia vetëm nga deti dhe nga ajri.

Në këtë situatë, Ukraina ka urgjentisht nevojë për mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Tashmë, disa ukrainas flasin për tradhti dhe marrëveshje mes Perëndimit dhe Moskës, për shkak se Evropa dhe SHBA i lanë ata ushtarakisht praktikisht vetëm. Madhe edhe me pajisje vetëmbrojtëse, pajisje komunikimi dhe xhaketa antiplumb Ukraina po furnizohet vetëm me hezitim. Qëndrimi i përmbajtur ushtarak në Perëndim është i justifikueshëm për shkak se askush nuk dëshiron një luftë me Rusinë. Ukraina nuk e ka më këtë zgjedhje. Ajo është në luftë me Rusinë. Dhe armëpushimi nuk i ka dhënë fund kësaj gjendjeje.