Koment i FAZ: Krahasim i pandershëm | Evropa | DW | 12.03.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Koment i FAZ: Krahasim i pandershëm

Struktura institucionale evropiane mund të jetë e komplikuar, por në kundërshtim me të gjitha pohimet mendjelehta, në Bruksel nuk sundon ndonjë diktaturë.

Në fakt, ai burrë duhet ta dinte se për se po flet. Moshën për këtë e ka, Evropën Perëndimore e njeh (mirë). Por tani, Laszlo Trocsanyi, ministri hungarez i Drejtësisë, e krahasoi Komisionin e BE me një Byro Politike: si një Byro Politike është sjellë, sipas tij, Komisioni vitet e shkuara.

Vetëkuptohet që mund të mos jesh dakord me propozimet e këtij institucioni; kritikat ndaj tij nuk janë të kufizuara vetëm tek qeveria hungareze, por shprehen edhe në Evropën veriore, jugore dhe perëndimore.

Ja që kështu janë punët në një bashkësi të popujve të lirë. Por që ta krahasosh atë me organin drejtues të partive komuniste, është e pandershme.

Që ministri, i cili në zgjedhjet e Evropës është kandidati kryesor i Listës Fidesz dhe që dëshiron të bëhet vetë Komisar, e bën këtë krahasim, kjo nxjerr në pah një mënyrë të menduari, në të cilën "Brukseli" figuron vetëm si demon. Me këtë ai është shumë pranë Viktor Orbanit, shefit të tij.

Struktura institucionale evropiane mund të jetë e komplikuar, mbinacionalizmi mund të jetë i vështirë për t'u kuptuar dhe nganjëherë i rëndë për t'u duruar; por në kundërshtim me të gjitha pohimet mendjelehta, në Bruksel nuk sundon ndonjë diktaturë.
 

.