Koment: Fytyra e zymtë e kishës! | Gjermania | DW | 13.01.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Koment: Fytyra e zymtë e kishës!

Kardinali Woelki nuk i konsideron si skandal rastet e abuzimit dhe fshehjen e tyre, por mediat. Kryepeshkopata e Këlnit duhet të mësojë nga Bostoni, thotë Christoph Strack.

Kjo është e dhimbshme. Për muaj të tërë, Kryepeshkopata e Këlnit dhe kreu i saj, Kardinali Rainer Maria Woelki, kanë fshehur nga publiku gjerman të dhënat për abuzimet seksuale nga priftërinjtë. "Argëtim" është termi krejt i gabuar: Woelki të zemëron pa masë. Sjelljen e tij nuk e kuptojnë madje as katolikët që kanë qëllime të mira ndaj tij.

Brenda disa javësh do të publikohen statistikat e para për "largimin nga kisha në vitin 2020". "Humbja e besimit" dhe "dobësia në besim" është ajo që shpesh thonë interpretuesit e devotshëm, për ata që i kanë kthyer shpinën kishës së tyre. Nëse jemi të sinqertë - sidomos nga Këlni dhe Dyseldorfi, qytetet më të mëdha në Kryepeshkopatën e Këlnit, tani po grumbullohen raporte se duhet pritur muaj me radhë për një takim me autoritetit përgjegjëse për largim nga kisha!

"Toleranca zero"

Kushdo që shpall me zë të lartë zbardhjen e gjërave dhe "tolerancën zero" duhet edhe t'i zbardhë gjërat dhe të dëshmojë këtë "tolerancën zero". Përndryshe besimtarët largohen.

Prej gati dy vitesh Kardinali Woelki thotë se angazhohet për zbardhjen dhe përpunimin e abuzimeve, që ka zgjuar edhe vëmendjen e opinionit. Por prej gjashtë muajsh po vijnë lajme nga Këlni se viktimat po ndjehen të manipuluara, të instrumentalizuara dhe të lënduara. Kardinali po përpiqet t'i shfrytëzojë festat si justifikim dhe po i bën përgjegjëse mediat për pakënaqësinë në rritje.

Kardinali po merr konsulentë nga firma të ndryshme ligjore dhe tani ka mbërritur deri tek një firmë ligjore, e njohur për raste nga mjedisi populist i krahut të djathtë AfD, e jo për raste të kishës. Së fundi, janë ftuar edhe gazetarët për një takim informativ në sfond, në mënyrë që t'u paraqiste më parë atyre një marrëveshje konfidencialiteti për nënshkrim. Por kjo dështoi dhe gjërat u publikuan. 

Faji i mediave

Woelki nuk beson shumë tek përpunimi dhe sqarimi i pavarur i gjërave. Për rastet e abuzimeve është njoftuar vetëm atje ku viktimat kanë pasur guximin të hapin gojën dhe të thyejnë heshtjen - dhe në vendet ku mediat i kanë publikuar këto gjëra. Kjo vlen edhe për kishën në Këln. Mediat, gazetat dhe radiot apo televoizionet janë ato që kanë hulumtuar dhe publikuar gjërat.

Kardinali tha se mediat janë fajtore. Por kur bëhet fjalë për zbardhjen e gjërave, kisha mbështetet tek fshehtësia, një term që të kujton diktaturën dhe Shtazin. Në mbi 30 vjet gazetari, unë kam marrë pjesë në qindra diskutime që kanë lidhje me historinë e kishës dhe kontekstin politik. Por asnjëherë nuk më është paraqitur për nënshkrim ndonjë marrëveshje konfidencialiteti.

E gjitha kjo është pjesë e fytyrës së shëmtuar të kishës që është vënë në qendër të vëmendjes. Dhe pikërisht kjo e bën punën edukative të medias edhe më të rëndësishme.

Spotlight Boston

Në vitin 2015 u shfaq filmi amerikan "Spotlight", i cili në fund të shkurtit 2016 u shfaq edhe në Gjermani. Pak më parë, ai kishte marrë çmimin Oskar si "Filmi më i mirë". "Spotlight" tregon historinë e gazetarëve të "The Boston Globe", të cilët zbulojnë dhunën seksuale në Kishën katolike në Boston, një qytet më i vogël se Këlni. Me punën e tyre, gazeta kishte zbuluar një nga kapitujt më të neveritshëm në një kronikë të Kishës Amerikane - që ka ndodhur gati 20 vjet më parë.

Në Boston në shumë vende aktet e dhunës janë heshtur, u bë presion ndaj viktimave dhe të afërmve të tyre, veçanërisht priftërinjtë-autorë u zhvendosën nga një kongregacion në tjetrin. E njeriu në krye, Kardinali i Bostonit Bernard Francis Laë, i dinte këto ngjarje. Atëherë gati 70-vjeçari dha dorëheqjen, por më vonë iu dha një post në Romë.

Kush e di se cilët priftërinj dhe peshkopë në Gjermani e kanë parë këtë film? "Spotlight" ishte një mësim jo vetëm për kishën dhe mbulimin strukturor. Filmi është edhe një homazh për gazetarinë, kërkimin dhe edukimin e vazhdueshëm, vetëimazhin gazetaresk, për t'i dhënë viktimave një fytyrë dhe për të treguar historinë e tyre. Kjo është liria e shtypit.

Deutsche Welle Strack Christoph Portrait

Christoph Strack

A ishte në kinema edhe peshkopi Bätzing?

Në mes të nëntorit të vitit 2020, kryetari i Konferencës së ipeshkëve gjermanë, peshkopi Georg Bätzing, falënderoi mediat për kursin e tyre në Kryepiskopatën e Këlnit. Ndonjëherë ata sqaruan "atë që ne mund të mos jemi në gjendje të sqarojmë". Bätzing e vlerësoi përpunimin e akteve dhe përpunimin e mbulimeve.

Njëri ose tjetri i interpretoi fjalët e Bätzing si një deklaratë falimentimi - në fund të fundit, kryetari i Konferencës së ipeshkëve ka një titull të bukur, por nuk ka ndikim tek peshkopët individualë në vend. Por mbase Bätzing ishte vetëm në kinema. Unë e di që puna gazetareske ndonjëherë shkon përpara - pavarësisht këmbënguljeve të kishës. Në qendër të vëmendjes ende është Këlni. Spotlight, Këln. Fenerët janë të ndezur!