1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frika nga rënia në bursë

Henrik Böhme10 Shkurt 2016

Edhe pse tregjet e aksioneve në mbarë botën po bien, paralajmërime për një krizë të re financiare janë të ekzagjeruara, mendon Henrik Böhme. Megjithatë kush fle keq nuk duhet të shikojë për një farë kohe aksionet.

https://p.dw.com/p/1HsFP
Fotografi: Getty Images/S. Platt

Më në fund bursat po bien! Dhe kjo që nga fillimi i vitit. Një fillim kaq të varfër në një vit të ri tregtimi, ka kohë që nu ka pasur. Dhe kush kishte në njëfarë mënyre shpresën se e gjitha do të stabilizohet përsëri në nivelet e zakonshme, u zhgënjye më e vona shumë këtë javë. Disa aksione shënuan rënie të thella, p.sh. aksionet e bankave që tërhoqën me vete në vorbullën e tyre çdo gjë tjetër.

Jo vërtet e papritur

Meqë në bursat tregtohet e ardhmja dhe për shkak se të gjitha paratë që pompojnë bankat qendrore pa pushim në tregje, duhet të vendosen diku dhe për shkak se aksionet në perspektivë afatgjatë janë ende një investim i mirë, në letra me vlerë ka pasur një vetëm një rrjedhje të madhe parash. Kjo mbuloi për një kohë mjaft probleme që preokupojnë ekonominë botërore: konflikti ende i pazgjidhur në Ukrainë, lufta që nuk po merr fund në Siri dhe problemi i pazgjidhur i refugjatëve të shkaktuar prej saj. Më tej mosmarrëveshja e sqaruar vetëm përkohësisht për borxhin e Greqisë, shqetësimet për rritjen ekonomike në Kinë. Dhe sikur e gjithë kjo e keqe të mos ishte e mjaftueshme, edhe çmimi i naftës po bie, gjë që kënaq ekonomitë që përdorin shumë naftë, si ajo gjermane, por përndryshe bën kryesisht kërdi, për shkak se paqëndrueshmëria në tregjet kryesore në zhvillim, si Rusia dhe Brazili, nuk i shërbejnë askujt.

Deutsche Welle Henrik Böhme Chefredaktion GLOBAL Wirtschaft
Fotografi: DW

Kudo frikë

Le të qëndrojmë shkurt tek çmimi i naftës. Asnjë nga vendet prodhuese të naftës nuk mund të jetojë me nivelin aktual. Të gjithë, sauditët, rusët, venezuelianët, amerikanët kanë kështu një problem të madh. Sheikët mund ta zgjidhin këtë duke mbyllur për ca kohë rubinetin dhe duke i shtyrë çmimet për lart. Por ata nuk e duan këtë, sepse duan ta mbajnë sa më të ulët konkurrencën prej fracking në SHBA dhe atë të armikut të betuar, Iranit. Në rastin e amerikanëve, ata janë mjaft të suksesshëm: disa kompani fracking tashmë janë dorëzuar. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore për rënien e tanishme në tregjet e aksioneve. Kompanitë fracking kanë marrë shumë borxhe për biznesin e tyre. Në varësi të burimit, ato kanë tek bankat borxhe nga 250 deri 400 miliardë dollarë.

Sërish krizë financiare?

Dhe ja ku po shfaqet përsëri frika nga një krize e re financiare. Bankat, nga të cilat pjesa më e madhe aktualisht duhet të merret kryesisht me veten, ndoshta do duhet të heqin dorë nga shumë të holla. Kjo i fut investitorët aktualisht frikën kryesore. Më e goditura prej tyre është banka Deutsche Bank. Edhe pse ajo nuk ka investuar fare në sektorin e energjisë, çmimi i aksioneve ra këtë javë në pikën më të ulët. E gjithë kjo tregon se sa i madh është nervozizmi i investitorëve në këtë moment. Me realitetin kjo ka të bëjë shumë pak.

Sepse realiteti është i tillë, që çmimet e aksioneve pas ekseseve të muajve të fundit tani vetëm po i afrohen këtij realitet. Me siguri për disa kohë punët disa do të shkojnë më keq, para se të marrin për mirë përsëri. Kush fle keq gjithsesi, nuk duhet të shikojë më mirë për një farë kohe se si po shkojnë aksionet. Për pjesën tjetër vlen deviza të ruajnë qetësinë, të mbyllin sytë dhe të vazhdojnë.