1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: BE pa koncept për refugjatët

Bernd Riegert9 Tetor 2015

Lajmi i mirë së pari: Hapi i parë në politikën ndaj refugjatëve është hedhur. Ndërsa lajmi i keq është se ky hap vjen me vonesë, ndosha tepër vonë. Se në ç'drejtim po shkohet, kjo nuk dihet, komenton Bernd Riegert.

https://p.dw.com/p/1GlZk
Rettungsaktion von Ärzte ohne Grenzen Mittelmeer
Fotografi: DW/K. Zurutuza

Ngadalë, ndoshta tepër ngadalë, po hartohen masat për refugjatët në Evropë. Ministrat e bredshëm të BE u takuan në Luksemburg për të hartuar kuotat e shpërndarjes së refugjatëve. Së pari vetëm përkohësisht, ndërsa endee duhet pritur për një zgjidhje e afatgjatë. Italia dhe Greqia vetëm tani kanë nisur të merren seriozisht me planet për ndërtimin e qendrave për pranimin e refugjatëve. Kufijtë e BE-së duhet të kontrollohen më mirë. Kontrabanduesit nga Libia duhet të luftohen. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të dëbohen. Ministrat e Jashtëm po negociojnë me Turqinë për një bashkëpunim më të mirë, për ta parandaluar valën e refugjatëve që atje nga ajo buron, pra në vendin e krizave.

Qëllime të mira, por të gjitha në fazën fillestare. BE po vonohet. Mund të ndodhë që masat e BE-së të mos japin rezutlatet e pritura. Çdo ditë në Evropë po vijnë me mijëra refugjatë, të cilët përmes vendeve të Ballkanit vazhdojnë rrugën e tyre deri në Evropën e Mesme, në radhë të parë në Gjermani. Deri në veprimin e masave të BE-së mund të kalojnë me muaj të tërë. Po a mund të durojnë deri atëherë vendet pranuese të refugjatëve? Apo Bavaria po i humbet nervat dhe do ta mbyllë kufirin me Austrinë?

Gjermania - peng i politikës së vet

Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir në itinerarin Ballkan. Sistemi i kufijve në parim të hapur, sado kaotik që mund të duket, funksionon vetëm për aq kohë sa refugjatët pas rrugëtimit të tyre me pnegsa përmes Europës në fund pranohen në Gjermani. Nëse Gjermania e mbyll kufirin, mijëra refugjatë do të mbeteshin në udhëkryq. Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë, që me shumë zor po mbahen në kontroll, mund të shpërthejnë shumë shpejt.

Deutsche Welle Bernd Riegert
Bernd Riegert

Kancelarja gjermane, edhe sikur të donte nisur nga arsyet e politikës së brendëshme, nuk mund të thotë tani: nuk s'mund t'ia dalim më. Ajo duhet të rezistojë, ajo është peng i politikës së saj. Ndryshe në Evropë mund të shpërthejë një konflikt shumë vështirë për t'u vënë nën kontroll. Austria kundër Hungarisë. Hungaria kundër Serbisë. Maqedonia kundër Greqisë. Ndërsa numri i refugjatëve do të shtohej edhe më shumë nga sa është aktalisht mjaft i lartë dhe ata do të shndërrohehin gurë shahu të një loje johumane për interesa kombëtare.

Diplomatët nën presion

Zotimet e ministrave të brendshëm dhe të jashtëm në Luksemburg për luftimin e shkaqeve të valës së refugjatëve janë natyrisht të domosdoshme, pra edhe për zgjidhjen me mjete paqësore të konliktit në Siri. Por këto përpjekje po vazhdojnë prej vitesh - por rezultate të suksesshme për fat të keq deri tani nuk ka as në Afrikë e as në Afganistan apo Irak. Koha nuk pret. Refugjatët vazhdojnë të vijnë këtu edhe sot. Diplomatët e BE-së ndodhen nën presion të madh. Ndaj tani ata janë të gatshëm të bëjnë lëshime. Bashkëpunimi i Turqisë do të kushtojë shtrenjtë. Edhe Rusia po përpiqet të përfitojë sa më shumë në konfliktin e Sirisë.

BE po e paguan çmimin e neglizhencës së vet

BE dhe vendet anëtare po paguajnë tani çmimin e shmangies për vite me radhë të një politike të parëbashkët për azilin dhe refugjatët. Nuk janë krijuar aspak mundësi për migrimi legal. Koncepti i njohur me emrin e vendit, ku ai u miratua, Dublin për trajtimin e refugjatëve në kufijtë e jashtëm ose në vendet e treta të sigurta, në realitet ka qenë absurd. Shumë gjatë BE-ja ka pranuar, që Greqia dhe Italia (e para tyre edhe Spanja e të tjerë vende) i kanë injoruar këto rregulla. Rregullorja "Dublin" prej kohësh ka marrë fund - ka ardhur koha për një sistem të ri azili. Nësfondin e gjendjes aktuale kjo tani duhet konceptuar me ngut dhe nën presion. Kaosi, për të cilin ankohet BE-ja tani, ka është një kaos i paralajmëruar. Koha nuk pret.