Koment: Asnjë gjurmë indiference ndaj politikës | Gjermania | DW | 05.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Koment: Asnjë gjurmë indiference ndaj politikës

CDU-ja manifestoi dinamikë në zgjedhjen e kandidatëve për pasardhës të Merkelit në krye të partisë, mendon Christoph Strack. A do të pranojnë anëtarët e partisë që t'ua marrin më këtë formë pjesëmarrjeje?

CDU-ja është e çuditur me veten. Të premten mori fund seria e tetë konferencave rajonale, në të cilën tri kandidatët u prezantuan për kryesinë e ardhshme të partisë. Brenda 15 ditësh ky proces e ndryshoi partinë.

Debatet se cilat pasoja do të kishte ndarja e Zyrës Kancelarore nga kryesia e partisë për Angela Merkelin, u lanë shpejt vend analizave të luftës treshe për t'u bërë pasardhës të saj. Deri tani, konferencat rajonale të mbajtura në mënyrë të parregullt i shërbenin vetëm dhënies siguri vetes dhe lidhjes me bazën të shpikëses së tyre, Angela Merkel. Tani pjesëmarrësit për herë të parë morën një lloj të drejte bashkëvendosjeje në një vendim të rëndësishëm personeli. Krahas 1001 delegatëve të Kongresit federal të partisë, tani janë më shumë se 10.000 anëtarë të partisë, që në njëfarë mënyre morën pjesë në zgjedhjen e kryetares ose kryetarit të ri.

Politika e refugjatëve dhe e azilit

Ai që kishte pritur, që tema e madhe e refugjatëve dhe praktika e azilit të dominonte në diskutime, u zhgënjye. Po, në të gjitha rajonet u bë fjalë edhe për dëbimet dhe azilin. Por edhe në konferencat në lindje të Gjermanisë, kalonin 60 deri 80 minuta, deri sa bëheshin objekt diskutimi vendimet delikate të vjeshtës 2015. Një nga pak shkarjet joobjektive ndodhi në Lybek, kur njëri nga ata që pyeti në fund, tha në mënyrë impulsive se brenda pak muajsh në Gjermani erdhën 1,5 milionë vetë "plotësisht antisemitë". Kjo nuk qe e përshtatshme as për tri kandidatët, as për dëgjuesit në Halle, siç dhanë të kuptohej në mënyrë direkte.

Në vend të kësaj, ajo që u diskutua shpesh në mënyrë shumë të personalizuar dhe informative, ishte gjendja e tensionuar në tregun e banesave, përkujdesja dhe pensioni, ushtria gjermane dhe Evropa - dhe në mënyrë të përsëritur rëndësia politike e "C" së krishterë për kandidatët Annegret Kramp-Karrenbauer, Friedrich Merz dhe Jens Spahn. Me përjashtim të fare pak rasteve, ata që pyesnin nuk qenë lobiistë profesionistë. Jo, fjalën e kërkuan anëtarë partie të angazhuar dhe kureshtarë - me eufori edhe pas tri orësh. Një pjesë e tyre pati udhëtuar më shumë se 100 kilometra, për të qenë të pranishëm. Indiferencë ndaj politikës dhe gjoja fundosja e një partie popullore gjithsesi duken ndryshe.

Jo rrallë në skenë dilnin të tre dhe flisnin jo kundër njëri-tjetrit, por njëri për të gjithë. Nuk bëhej fjalë për fushatë elektorale me premtime, por për vështrim në brendësi të sistemit. Politika kërkon të shpjegohet. Baza i pret shpjegime të tilla njësoj si debutimin emocional. Përballë Fake News dhe kohës kur duket se gjithçka ka lidhje me gjithçka, aq më shumë.

Më mirë se çdo spektakël politik në televizion

Në kongreset e partisë së CDU-së ndodh rrallë kur shpërthejnë emocionet, kur delegatët përfshihen vetëm herë pas here nga tensioni. Tema me tendencë delikate kryesia federale e partisë i eleminon paraprakisht. Si do ta trajtojë partia në të ardhmen entuziazmin e ri, kjo do të jetë interesante. A mund të bëjë ajo dot më marrëveshje nën dorë në organet e partisë? A do ta shfrytëzojë ajo me të vërtetë digjitalizimin dhe mundësinë për të bashkëdiskutuar në internet, siç e theksuan herë pas here të tri kryetarët e partisë? A do të bëhet për vendimin e ardhshëm të madh të personelit të partisë pyetja e të gjithë anëtarëve të partisë? Konferencat rajonale kanë ushqyer entuziazëm dhe kanë zgjuar shpresa - a do të pasojë tani detyrimisht në shtatë dhjetor zhgënjimi?

Aktiviteti i posapërjetuar është shumë më i mirë se çdo spektakël politik në televizion, thanë shumë pjesëmarrës. Me tri oratorë sovranë shumicën e herëve situata ishte interesante, ata rrallë ia prenë fjalën njëri-tjetrit, edhe nëse nuk ia kursyen spicat njëri-tjetrit. Por mungoi rrëmuja dhe shpesh lufta për të pasur vetëm ti të drejtë, që vërehet në spektaklet politike në televizion. Kjo ka të bëjë me faktin se politikania dhe dy politikanët kanë stil. Ata bënë publicitet për veten dhe nuk folën në radhë të parë kundër të tjerëve. Do të ishte mirë, sikur kjo ta vinte në mendime njërin ose tjetrin.