Koizumi rifiton në zgjedhjet në Japoni | Politika | DW | 11.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Koizumi rifiton në zgjedhjet në Japoni

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Japoni - triumf për kryeministrin Juniciro Koizumi

Juniciro Koizumi

Juniciro Koizumi

Pas tronditjeve të tokës nga Tajfuni, në fillim të kësaj jave, të dielën pati një tronditje dheu edhe në peizazhin politik të Japonisë. Partia liberal-demokratike, e cila e drejton Japoninë thuajse pa ndërprerje prej 50 vjetësh, mori sipas të dhënave paraprake dy të tretat e të gjitha vendeve në parlament. Së bashku me partneren e saj, partinë e re të drejtësisë, koalicioni i deritashëm qeveritar arrin një shumicë prej dy të tretat të të gjitha mandateve.

Kryeministri Koizumi zotëron tani një pushtet si asnjë kryeministër tjetër i Japonisë që prej luftës. Këtë triumf ai ia dedikon një lëvizjeje gjeniale shahu: këto zgjedhje të parakohshme parlamentare ai i kthehu në një referendum për privatizimin e postës. Ai që ishte për këtë reformë, qe i detyruar të votonte për të.

Me aftësi ai inskenoi një pjesë teatrale për mediet. Ai i damkosi si tradhtarë kundërshtarët brenda partisë së tij, të cilët e ndaluan në parlament reformën e postës, i përjashtoi nga partia dhe angazhoi të ashtuquajtur atentatorë si kandidatë zëvendësues. Menaxherë të rinj dhe gra të suksesshme.

Zgjedhësit patën mundësi kështu që të votonin për reforma, pa i hyrë rrezikut të një ndërrimi të qeverisë. Partia liberale demokratike u bë në këtë mënyrë parti - Kozumi. Kjo parti vazhdimisht në pushtet u arrit të rinovohej, pa humbur pushtetin.

Koizumi deklaroi pas fitores se aprovimi për reformimin e postës është njëkohësisht edhe ndryshim i Partisë Liberal-demokratike LDP dhe se me mbështetësit ai do të krijojë një parti të re.

Për këtë ripërtëritje të LDP demokracia japoneze paguan një cmim të lartë, sepse vendi ndodhej në rrugën drejt një sistemi dy partiak. Partia demokratike e Japonisë, DPJ, zgjedhjet e fundit pati fituar gjithnjë e më shumë peshë, duke u bërë e preferuara e popullatës së re të qyteteve. Por që prej këtyre zgjedhjeve kjo parti është goditur rëndë. Ajo fitoi më shumë se një të tretën e mandateve në parlament.

Para së gjithash zgjedhësit e rinj shkuan me flamuj që valëviteshin tek karizmatiku Kosumi, të cilit me sa duket ia besonin aftësinë për ndryshime. DPJ vërtet që mbetet partia e dytë për nga numri i deputetëve, por zëri i opozitës tani është shumë i dobët. Kryetari i partisë, Kacuja Okada tha në mbrëmjen e zgjedhjeve se do të largohet nga posti. Tendenca të tjera për shpërbërje kërcënojnë.

Shpresa e vetme e opozitës tani bazohet vetëm tek largimi i shpejtë i Kozumit nga posti. Kryeministri ritheksoi se ai do të japë dorëheqjen vitin tjetër në shtator, sic qe planifikuar. Por ditët e fundit, anëtarë të partisë i janë lutur që të qëndrojë më gjatë në post. Këto thirrje së shpejti pritet të dëgjohen më fort.

  • Data 11.09.2005
  • Autor Martin Fric/Tokio
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtS
  • Data 11.09.2005
  • Autor Martin Fric/Tokio
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtS