1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kodeksi vazhdon të jetë vetëm një copë letër e shkruar

14 Mars 2008

Konferenca e tretë islamike ka zgjuar interesin e komentatorëve të shtypit të sotëm gjerman

https://p.dw.com/p/DO7D
Xhamia Sehitlik në Berlin
Xhamia Sehitlik në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa

Në gazetën Frankfurter Rundschau lexojmë. "Është e mundur që disa qarqe gjermane mendojnë se me Kodeksin e fundit çëshja e fesë po trajtohet shumë lartë, por konferenca islamike kërkon edhe prej myslimanëve që të integrohen më mirë në shoqëri. Jo vetëm të respektojnë ligjet, por edhe vlerat kulturore dhe historike. Mesazhi i qartë është se kufijtë mes shtetit dhe fesë janë shumë të qartë. Ata të cilët duan që me mjetet e shtetit të përfitojnë për fenë e tyre, duhet të respektojnë edhe kodeksin e duhur. Përfaqësuesit e myslimanëve kanë deklaruar qartë se do të bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë në luftën kundër terrorizmit. Kodeksi vazhdon të jetë vetëm një copë letër e shkruar. Do të ketë vështirësi të shumta deri në jetësimin e mësimit të fesë islame në shkolla. Megjithatë axhenda ëshë përcaktuar, dhe kjo është me rëndësi", mendon komentatori i gazetës Frankfurter Rundschau.

Edhe Landeszeitung Lüneburg pohon se konferenca islamike ka sjellë disa përparësi. "Konferenca islamike nuk është ndonjë arritje tepër e madhe, ashtu siç po prezantohet, por ka vënë gurëthemelin e integrimit më të mirë të 3,3 milionë myslimanëve në Gjermani. Për vazhdimin e lëvizjes së këtij treni të domosdoshme janë edhe masa të tjera: në radhë të parë gatishmëria e të huajve për integrim, por edhe gatishmëria e pjesës më të madhe të shoqërisë për repsektimin e vlerave të të ardhurve. Është shumë interesant propozimi për mësimin e fesë islame në gjuhën gjermane. Fatkeqësisht, çëshja e mësimit të fesë në shkolla i takon landeve. Prandaj, zbatimi i planit është kontestues. Poashtu është kontestuese nëse të gjithë myslimanët do ta mbështesin këtë plan. Rruga e integrimit mbetet një rrugë me gjemba", konstaton Landezeitung Lünburg.

Më në fund, në Badische Tagblatt të Baden Badenit, lexojmë: "Nëse konferenca ilamike me të vërtetë sjell deri tek dialogu me myslimanët dhe tejkalimi i pengesave, më vonë mund të konsiderohet si një prej sukseseve më të mëdha të koalicionit të madh qeveritar. Mirëpo në fillim konferenca po ballafaqohet me përçarje shumë serioze brenda myslimanëve. Fatkeqësisht nuk është arritur dakordimi mes tyre as për mësimin e fesë islame në shkolla", konstaton Badische Tagblatt.