Kishat në Gjermani kundër eutanazisë | Gjermania | DW | 26.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kishat në Gjermani kundër eutanazisë

Hapet "Java për jetën"

Në hapje të "Javës së jetës" të dyja kishat e mëdha të Gjermanisë ajo katolike dhe protestante janë shprehur kunder eutanazisë, dhënies së ndihmës për të vdekur. Në javën e aktiviteteve me moton "dinjiteti i njeriut në fund të ejtës së tij" kishat kerkojnë një sjellje të denjë me të sëmurët dhe me ata që janë duke vdekur. Ai që i jep fund jetës para kohe, prek të drejtën e njeriut për ekzistencë, tha kryetari i konferencës së peshkopëve gjermane, kardinali Karl Lehmann, në meshen hapese në katedralen e Aachenit. "Java për jeten" është një iniciativë e përbashket e kishes katolike dhe asaj protestante, që ekziston prej vitit 1994 lidhur me mbrojtjen e pakufizuar të jetës. Gjatë javës së aksionit 2004 deri me 1 maj në të gjithë Gjermaninë do të zhvillohen aktivitete për këtë temë në ambjentet e kishave.

Në katedralen e mbushur plot në Aachen përfaqësuesit kryesorë të të dy kishave të mëdha kanë hapur "javën e jetës." Në një sherbim fetar ikumenik ata u shprehën kundër dhënies së lirë të eutenazisë, ndihmës për të vdekur dhe kerkuan në vend të saj forcimin e sherbimit për të sëmurët rëndë.
Zëvendeskryetari i këshillit të kishes protestante në Gjermani, kryepeshkopi i Türingenit, Kehler paralajmëroi, se njerëzit nuk mund të sundojnë mbi jeten apo vdekjen e të tjereve.
"Hapat e fundit në rrugën e jetës mund të jenë të vështirë. Prandaj njerëzit që janë para vdekjes kanë nevojë për njerëz që i shoqërojnë dhe jo për njerëz, që duan t´ua shkurtojnë jetën. Ndihmësit mund të sherbejnë që ta bëjnë të kuptojnë përsëri që jeta dhe vdekja janë pjesë e jetës. Dhe shpesh angazhimi vetem honorifik i njerëzve për të mos i lënë vetëm ata që vdesin meriton respektin tonë të lartë."
Kryetari i konferencës të peshkopëve katolikë, kardinali Karl Lehmann kerkoi në predikimin e tij që të jepet ndihmë ne vdekje por jo ndihmë për të vdekur. Vuajtja, dhimbja dhe vdekja, tha Lehmann:
"Janë për ne dhe janë një pjesë e jetës. Ne nuk kemi nevojë t´i lëmë të na pllakosin. Ne duhet t´i shërojmë dhe t´i bëjmë të durueshme. Ky është një dallim i madh nga përpjekja për ta drejtuar nga jashte procesin e vdekjes, apo për të dashur ta manipulosh atë."
Keqardhja pa gatishmerinë për të bërë së bashku rrugën me atë që po vdes, nuk është sa duhet humane, tha Lehmann. Njeriut që është duke vdekur i duhet kohë për t´u ndarë. Afrimi i vdekjes është për shumëkend shansi i fundit për t´i bërë bilanc jetes së tij.
"Ka njerez që janë duke vdekur dhe në atë moment janë pajtuar me anëtarët e familjes, kanë larë fajin e vjeter. Do të ishte çnjerëzore ta pengoje krejtesisht këtë mundesi humane."
Për hapjen e "Javës së jetes" në Aachen kanë informuar për punën e tyre rreth 25 iniciativa, nder ta qendra ndihme dhe sherbimi për pleq të sëmurë. Deri me 1 maj në të gjithë Gjermaninë do të zhvillohen shumë aktivitete dhe aksione lidhur me temen jetë dhe vdekje.

  • Data 26.04.2004
  • Autor Elvira Reen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6o
  • Data 26.04.2004
  • Autor Elvira Reen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6o