1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080709 China G8 Xinjiang

8 Korrik 2009

Presidenti i Kinës Hu Jintao ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin e G8-tës, për shkak të trazirave në Xinjiang. Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua bëri të ditur se Hu është kthyer nga Italia në Kinë.

https://p.dw.com/p/IjWA
Protestues në Urumqi.
Sipas të dhënave zyrtare, në kryqytetin e provincës Xinjiang, në Urumqi janë vrarë të paktën 156 njerëz.Fotografi: AP

Vendi Zhejiang-Lu është shumë afër Sheshit popullor në qendër të Shanghait. Një rrugë e ngushtë dhe shtëpitë e vjetra paraqesin edhe qendrën e ujgurëve në Shanghai. Këtu janë edhe restorantet dhe dyqanet e tyre. Kur i pyet për trazirat dhe përleshjet e ujgurëve në vendlindjen e tyre në Xinjiang, përgjigja është gjithmonë e njëjtë.

Protestues në Xinjiang.
Megjithë angazhimin e 20.000 forcave të sigurisë protestat dhe përleshjet me ujgurët kanë vazhduar.Fotografi: AP

Nuk flasim kinezçe thonë ata në gjuhën kineze. Menjëherë të bie në sy, se burrat ujgurë nuk duan të thonë asgjë dhe nuk duan të flasin për mediat. Edhe kinezët janë shumë të përmbajtur në reagimet e tyre, kur i pyet për zhvillimet në Xinjiang. „Unë jam pensionist. Për këtë punë nuk di asgjë." Dy kinezë të rinj në një udhëkryq të Shangait thonë. „I kam parë këto zhvillime në televizion dhe nuk kam menduar shumë për këtë punë. Me jetën time kjo çështje ka të bëjë shumë pak. Nuk kam ndonjë komentar."

„Besoj se qeveria do ta rregullojë këtë çështje. Në planin afatgjatë besoj se Xinjiang do të bëhet një provincë stabile. Trazira ka në secilin vend, andaj besoj se e gjitha do të përfundojë mirë."

Në një qoshe të rrugës gjendet një furrë buke. Bukëpjekësi është jashtëzakonisht i kujdesshëm në deklarata. „Nuk di shumë për zhvillimet në Xinjiang. Atje ku po zhvillohen trazirat nuk e kemi asnjë nga farefisi. Më falni, por unë nuk mund të flas shumë sespe nuk e di mirë as gjuhën kineze.“

Një vendas nga Shanghai ndalet para furrës së ujgurit dhe thotë: "Zhvillimet në Xinjiang nuk më pengojnë të blejë bukë tek ujguri dhe të ha ushqimin e tyre. Shanghai ka shumë lidhje me Xinjiang-un, sepse shumë njerëz të këtushëm kanë punuar atje. Megjithë dallimet e mëdha ekziston një miqësi e fortë, para së gjithash në aspektin fetar. Ajo që po ndodh atje paraqet një rebelim të armatosur. Dhuna vjen nga grupet e huaja.“

Hartë e rajonit Xinjiang
Hartë e rajonit XinjiangFotografi: AP

Pohimet se dhuna vjen nga elementë të jashtëm janë pjesë e propagandës zyrtare. Si edhe në shumë raste të tjera, propaganda përpiqet që t'u krijojë kinezëve përshtypjen se janë fuqitë e jashtme ato, të cilat duan ta ndalin zhvillimin e vendit të tyre. Ende pa e përfunduar mirë bisedën me këtë përson, vijnë shumë policë dhe pyesin se për çfarë interviste është fjala.

Policët kontrollojnë dokumentat e gazetarit, ndërsa në skaj të rrugës është vendosur një roje e re policore. Nëpunësit policorë janë miqësorë dhe nuk i prekin intervistat e zhvilluara. Mirëpo paralajmërojnë se duhet pasur kujdes për sigurinë dhe përfundojnë kontrollin. Mijëra kilometra më larg, nga vendi i ngjarjes në kryqytetin Urumqi, një koleg i gazetës Süddeutsche Zeitung më thotë në telefon se megjithë kontrollet e shumta, gazetarët e huaj kanë mundur të hulumtojnë në një kapellë dhe një xhami, që për Kinën paraqet një hap më shumë drejt një transparence më të madhe.

Autor : Astrid Freyeisen / Vilma Filaj - Ballvora

Redaktoi : Aida Cama