Kilo: Politika në Siri një ndërrmarrje e ndaluar dhe e jashtëligjshme | Politika | DW | 13.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kilo: Politika në Siri një ndërrmarrje e ndaluar dhe e jashtëligjshme

Burg për kritikuesit e qeverisë. Portret i aktivistit të guximshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Michel Kilo

Presidenti sirian, Bashar al Asad ndjek politikën e të atit

Presidenti sirian, Bashar al Asad ndjek politikën e të atit

Nuk ka qenë e vështirë të merrje Michel Kilon për një intervistë për radiot gjermane. Por të shfaqeshe me të në publik, kjo ka qenë e pamundur. 66 vjeçari Michel Kilo, është figura më popullore e opozitës minore intelektuale në Siri. Një nga bisedat e fundit me të në një kafene në Damask zgjati shumë për një arsye: Shumë vetë ofroheshin thjesht për të këmbyer disa fjalë me idolin e tyre, Michel Kilo. Madje para syve të të gjithëve, edhe të shërbimit sekret.

Sa e rrezikshme është shprehja e lirisë së mendimit në Siri? Politikani i opozitës, i cili ka studiar në dy qytete gjermane, Mynih dhe Mynster ka arritur ta kuptojë këtë në maj të vitit të shkuar. Që nga kjo kohë ai u burgos së bashku me opozitarë të tjerë. Për aktivistin e të drejtave të njeriut, njëkohësisht edhe gazetar, kjo nuk është ndonjë situatë e re: "Kam qenë për gati tre vjet në burg. Tre vjet me radhë jam rrahur."

Michel Kilo për një kohë të caktuar duhej të emigronte në Francë. Por ndryshe nga shumë opozitarë të tjerë, ai e braktisi limanin e qetë evropian në vitet 90-të dhe u kthye në Siri. Një hap i guximshëm ky, i cili e ngriti së tepërmi reputacionin e tij në vend. Megjithatë Kilo nuk ishte i sigurtë as nën epokën e presidnetit Hafis al-Assadit, dhe nuk është as në atë të birit të tij, Basharit. Kilo: "Mua më kanë kërcënuar disa herë, madje tepër seriozisht: "Ne do të të likuidojmë, do të ta presim gjuhën. Mua dhe të tjerëve."

Pas një pranvere të shkurtër politike në fillim të mandatit të presidentit, Bashar al-Assad, shërbimet sekrete i morën sërish frenat në duart e tyre. Kjo pati si pasojë frikësimin e shumë të rinjve, të cilët donin të angazhoheshin për demokracinë.

"Tek gjenerata më e re kish mjaft vetë që ishin të interesuar për politikën. Por kohë pas kohë ata me radhë përfunduar në burg. Kush shkonte në burg, ishte në të vërtetë një gjysmë i vdekur. Ju nuk mund ta përfytyroni se sa të vështira dhe çnjerëzore janë kushtet e burgut", shprehet Kilo.

Si rrjedhojë kanë mbetur pak nga të guximshmit, të cilët bëjnë opozitë në Siri. Ata krijuan qarqe dhe organizata për të drejtat e njeriut, më synim ndërtimin e një shoqëri demokratike. Michel kilo ka qenë gjithmonë në pararojë.

Demokrati me botëkuptim prosirian dhe rrënjë marksiste është shfaqur shpesh në televizionët satelitorë arabë duke dhënë intervista që kritikonin sistemin. Madje në televizionin shtetëror sirian ai ka debatuar drejtpërsëdrejti me përfaqësues të qeverisë. Kilo besonte deri vonë në mundësinë e reflektimit të udhëheqjes.

"Unë besoj se qeveria ndodhet në një situatë kritike. Kjo qeveri
është më e paaftë se kurrë më parë të menaxhojë krizat e veta. Madje në një kohë jo të largët do të jetë e detyruar të thërrasë në bisedime edhe opozitën."

Tanimë ky dialog nuk ka për t'u zhvilluar. Partnerët e mundshëm për bisedime ndodhen të gjithë në burg. Michel Kilo akuzohet së bashku me disa qindra inlektualë sirianë dhe libanezë për përpilimin e një peticioni, cili rrezikon sigurinë në vend. Aty flitet edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Me sa duket një nismë e tillë ishte shumë për qeverinë në Damask. Presidenti Assad në vend të kursit të reformave të shpalluara, po ndjek kursin 40-vjeçar të të jatit:

Michel Kilo: "Qeveria po e depolitizon shoqërinë 40 vjet me radhë. Politika është një ndërrmarrje e ndaluar në Siri, një ndërrmarje e jashtëligjshme.


  • Data 13.05.2007
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmD
  • Data 13.05.2007
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmD