Kievi heq dorë nga mbrojtja e Mariupolit | Evropa | DW | 21.05.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Kievi heq dorë nga mbrojtja e Mariupolit

Kievi heq dorë nga mbrojtja e Mariupolit ku nga 440,000 banorë që kishte qyteti para luftës, sot kanë mbetur rreth 170,000.

Pas disa javësh luftimesh të ashpra forcat e armatosura ukrainase thuhet se kanë hequr dorë nga mbrojtja e qytetit port të Mariupolit kundër trupave ruse. "Udhëheqja e ushtrisë ka dhënë urdhër për ta ndërprerë mbrojtjen e qytetit," tha komandanti i regjimentit Azov Denys Prokopenko në një video-mesazh.

Statement I Denys Prokopenko I Asow Regiment

omandanti i regjimentit Azov Denys Prokopenko

Luftëtarët ishin ngujuar kohët e fundit në kombinatin e çelikut të qytetit. Ne shpresojmë të "shpëtojmë jetën e ushtarëve në garnizonit tonë", tha Prokopenko. Tani po punohet për nxjerrjen e ushtarëve të vrarë nga kombinati i çelikut në Azov. Të gjithë të plagosurit u evakuuan dhe kanë mbetur vetëm "heronjtë e vrarë”.

264 ushtarët e parë u dorëzuan të hënën, ndër ta më shumë se 50 të plagosur rëndë. Sipas informacioneve ruse më shumë se 1900 ushtarë tashmë janë zënë rob. Mirëpo komandantët thuhet se po vazhdojnë të qëndrojnë në bunkerët dhe ambientet e tjera të kombinatit. Moska mendon se aty gjenden rreth 2,500 luftëtarë ukrainas. Kurse qeveria në Kiev tha se në bunkerët dhe ambientet e tjera të kombinatit gjenden rreth 1000 vetë.

Deri në fund udhëheqja ukrainase kishte folur për një "operacion shpëtimi" dhe jo për kapitullim dhe kishte propozuar mundësinë e një shkëmbimi të afërt të të burgosurve me Rusinë.

Luftëtarët e regjimentit Azov kishin kërkuar vazhdimisht ndihmë nga forcat e armatosura të Ukrainës. Mariupol u rrethua plotësisht nga trupat ruse që nga fillimi i marsit dhe u shkatërrua kryesisht në luftime të ashpra. Sipas vlerësimeve të komisioneres ukrainase për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, nga 440,000 banorë që kishte qyteti para luftës, aty sot kanë mbetur rreth 170,000.