Kermabon: Në fillim të dhjetorit do të nisim punën | Ballkani | DW | 12.10.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kermabon: Në fillim të dhjetorit do të nisim punën

Në një intervistë për programin shqip të Deutsche Welle-s shefi i misinionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, thotë se qeveria serbe duhet ta lehtësojë procesin e vendosjes së Eulex-it në Kosovë

default

Yves de Kermabon

DW: Zoti Kermabon, a jeni i kënaqur me ecurinë e vendosjes së misionit misionit tuaj në Kosovë?

Kermabon: “Procesi po vazhdon. Ai u shty për disa shkaqe politike, por ne e rifilluam ngritjen e tij në mes të shtatorit dhe besoj se në fillim të dhjetorit do të arrijmë të punojmë me kapacitetin operacional fillestar. Ndoshta do të na duhet më shumë kohë për t'u shtrirë në të gjithë Kosovën, por unë shpresoj dhe pres që para se të përfundojë dimri do të kemi filluar punën me kapacitete të plota. Por ende kanë mbetur disa çështje për t'u zgjidhur.

DW: Jeni i kënaqur me pranimin që po ju bën popullsia e Kosovës?

Kermabon: Qëllimi i Eulex-it është që të shtrihet në të gjithë Kosovën. Ne kemi një mbështetje të mirë nga qeveria kosovare, por duhet të bëjmë më shumë punë për të bindur këdo në Kosovë që ta pranojë misionin. Është një mision teknik dhe ka për qëllim të ofrojë garanci për popullsinë e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike.

DW: Çfarë prisni nga qeveria serbe në këtë drejtim?

Kermabon: Qeveria e Serbisë duhet ta lehtësojë këtë proces dhe të kuptojë që është një proces me përfitim reciprok (win/win). Në Veriun e Kosovës ka shumë probleme me shtetin ligjor, korrupsionin dhe krimin e organizuar, prandaj duhet të implementojmë EULEX-in për t'i dhënë popullsisë së Kosovës garanci në aspektin e sigurisë, policisë dhe gjyqësorit.

EU-Mission EULEX im Kosovo Yves de Kermabon schüttelt Polzist die Hand

Kermabon me një oficer policie të EULEX-it në Kosovë

DW: Si mendoni se mund t'ju ndihmojë Bashkësia Ndërkombëtare në realizimin e qëllimit tuaj?

Kermabon: Së pari pres që ajo të vërë në dispozicion personelin. 27 anëtarët e BE-së dhe vendet e treta pjesëmarrëse në këtë mision aktualisht po e bëjnë shumë mirë këtë. Së dyti, pres që bashkësia ndërkombëtare të demonstrojë një akt politik që do ta lehtësonte veprimtarinë e Eulex-it. Unë jam duke punuar në një nivel që është teknik, nga poshtë-lart duke u përpjekur të ndjek mesazhet dhe të shpjegoj se çfarë është Eulex-i dhe se si mund të instalohet ky mision. Por kam nevojë edhe për vendime politike që vijnë nga lart.

DW: Sa kohë mendoni se do t'ju duhet për të plotësuar misionin tuaj?

Kermabon: Është një pyetje e vështirë, mandati ynë fillimisht është për dy vjet. Pas dy vjetësh ne do të shohim se ku ndodhemi dhe se a do të na duhet ta zgjerojmë misionin. Por tani është tepër herët për t'u përgjigjur. Qëllimi ynë përfundimtar do të jetë arritur kur institucionet e Kosovës do të jenë të afta për të garantuar shtetin ligjor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

DW: UNMIK-u ka shpenzuar miliarda në Kosovë. Sa mendoni se do të kushtojë misioni juaj?

Kermabon: Për vitin e parë kemi 200 milionë euro në dispozicion, më vonë të shohim, do të na duhet ta zgjerojmë misionin.

DW.COM

WWW Linke

  • Data 12.10.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/FY8u
  • Data 12.10.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/FY8u
Reklamë