Katsav ka njoftuar se do të heqë përkohësisht dorë nga posti | Bota | DW | 24.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Katsav ka njoftuar se do të heqë përkohësisht dorë nga posti

Por ai do të luftojë kundër padisë

Presidenti izraelit Moshe Katzav

Presidenti izraelit Moshe Katzav

Në aferën e Moshe Katzav-it për përdhunime po shtohet trysnia mbi presidentin izraelit. Prokuroria izraelite njoftoi dje se do të ngrejë padi kundër tij. Në opozitën izraelite shtohen zërat për hapjen e një procedure për largimin e Katzavit nga posti. Ndërkohë presidenti njoftoi sot parlamentin se do ta pezullojë përkohësisht detyrën.

Tri javë më parë Presidenti i shtetit izraelit Moshe Katzav dha një premtim. Ai do të jepte menjëherë dorëheqjen në rast se Prokurori i Përgjithshëm do të ngrinte padi kundër tij. Por dje as që bëhej më fjalë për këtë. Në vend të kësaj avokatët e tij akuzuan viktimat e supozuara se po shpifnin kundër presidentit.

Avokati David Libai:"Ndër dëshmitaret kundër presidentit ka nëpunëse, që janë kujtuar vetëm pas vitesh të tëra të dëshmojnë kundër tij. Pra vetëm pasi janë pushuar nga puna, pasi lutjet që të punon sërish janë refuzuar dhe pasi u kanë treguar njerëzve të tjerë se donin të hakmerreshin ndaj tij."

Avokatët e presidentit dhe bashkë me ta vetë Katsavi shpresojnë tek seanca dëgjimore, që do të zhvillohet përpara ngritjes zyrtarisht të padisë. Atje atij do ti jepet mundësia që të prononcohet lidhur me akuzat.

Katzav theksoi një vit më parë disa herë pafajësinë derisa policia hetonte kundër tij. Në një intervistë me radion izraelite ai tha: "Natyrisht. Natyrisht. Të gjitha këto akuza janë të sajuara. Janë thjesht fajësime dashakeqe, të gjitha gënjejshtra."

Por policia ishte e bindur se kishte mjaft prova dhe dëshmi për t'i vërtetuar Katsavit ngacmim të dhunshëm seksual, madje edhe përdhunim. Një zëdhënës i parlamentit deklaroi sot se presidenti ka bërë të ditur, se do të heqë dorë përkohësisht nga detyra. Katsav do të prononcohet në një konferencë shtypi në mbrëmje lidhur me akuzat.

  • Data 24.01.2007
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJc
  • Data 24.01.2007
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJc
Reklamë