″Katrin″ shkretëron pjesë të Amerikës | Bota | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Katrin" shkretëron pjesë të Amerikës

Me një shpejtësi kohë pas kohe deri në 300 kilometra në orë, uragani "Katrin" ka goditur bregdetin amerikan. Në raportet më të reja thuhet se uragani i kategorisë katër, ka shkaktuar edhe vdekjen e të paktën 55 përsonave. Ai ka rrënuar shumë çati dhe shtëpi, ka shkëputur energjinë elektrike dhe rrjetin telefonik dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha. Megjithatë, Nju Orleans, prej nga janë evakuuar rreth 80 përqind e popullatës, ka shpëtuar nga një katastrofë e pritur

Si të shpëtohet koka?

Si të shpëtohet koka?

Katastrofa është evituar. Uragani "Katrin" ka goditur shumë rajone por jo me fuqinë e parashikuar. Gati një milion njerëz të këtij qyteti dhe rajoneve të Misisipit, kanë lëshuar shtëpitë e tyre. Deri në 10.000 njerëz janë strehuar në një arenë sportive, në qendër të qytetit, e cila konsiderohet e sigurt nga fuqia goditëse e kësaj ere të kategorisë katër. Ndër ta është edhe Teri Dejvis, i cili thotë se "një gjë të tillë nuk kam përjetuar kurrë më parë. Unë kam lindur në Nju Orleans, por jam i lumtuar që më kanë strehuar në këtë vend. Nuk desha të mbetem në shtëpi sepse kisha frikë. Këtu e ndjej veten të sigurt".
Kur uragani "Katrin" me shpejtësi prej më shumë se 180 kilometra në orë, qëlloi brigjet amerikane, në orën nëntë sipas kohës lokale, menjëherë u zhdukën dritat. Rrjeti elektrik dhe telefonik u hoqën nga funksioni ndërkohë që u rrënua madje edhe një pjesë e kulmit të qendrës sportive të quajtur "superdom", ku ishte strehuar të ikurit nga shtëpitë e tyre.
Një orë më vonë, përderisa uragani zhvendosej drej Misisipit, dukej se Nju Orleans megjithatë i ka shpëtuar më së keqes. Majk Majonos, inspektor i autoriteteve kombëtare për katastrofa, FEMA thotë: "Duket se mburojat rreth qytetit i kanë qëndruar fuqisë së erës. Sistemi ynë i mbrojtjes ndaj Uraganit po i qëndron erës".
Mburojat e larta deri në pesë metra, janë ngritur pas erës Betsi e cila në vitin 1965 ka shkaktuar vdekjen e 80 përsonave. Kësaj radhe më të rrezikuarit ishin qytetet në lindje të Misisipit, Biloksi dhe Golport. Uragani ka goditur atje me një shpjetësi më të madhe se 200 kilometra në orë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Drunjë të nxjerrë me rrënjë dhe shtëpi të rrënuar ishin hedhur mbi veturat e parkuara përreth. Për dëme materiale njoftohet edhe prej Alabamës. Ndërkohë fuqia e erës është dobësuar dhe po lëvizë në brendësi të Amerikës drejt shtetit Tenesi.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka shpallur në këtë rajon gjendjen e jashtëzakonshme. Të hënën ai u ka premtuar këtyre rajonve ndihma dhe ka kërkuar që popullata të sillet sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse.
"Bregdeti ynë ka përjetuar një goditje të fuqishme. Njerëzit atje duhet ta dinë se ne do ti ndihmojnë menjëherë pas tërheqjes së erës", tha ai. Kryqi i kuq amerikan është përgatitur për aksionin më të madh shpëtues në historinë e tij. Në rajonin e përmbytur menjëherë janë dërguar ndihma emergjente.
Deri tani nuk dihet se në ç'masë është dëmtuar rafineria e naftës. Duket se janë dëmtuar të paktën dy prej qendrave për shpuarjen e tokës. Në gjirin e Meksikos prodhohet një e katërta e karburanteve amerikane.
Pasojat e përgjithëshme të uraganit do të dihet vetëm pas disa ditësh. Llogaritet se dëmet e tanishme do të jenë deri në 20 miliardë dollarë. Uragani "Andrju" në vitin 1992 në Florida ka shkatuar dëmet më të mëdha deri tani, në vlerë prej 26,5 miliardë dollarë.

  • Data 30.08.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOC
  • Data 30.08.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOC
Reklamë