Katastrofat prekin edhe vendet e zhvilluara | Bota | DW | 13.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Katastrofat prekin edhe vendet e zhvilluara

Termetet, erërat e fuqishme, përmbytjet, thatësirat dhe katastrofat tjera natyrore në 50 vitet e fundit i kanë paguar me jetë më shumë se 1,7 milionë njerëz. Të jashtëzakonshme kanë qenë edhe dëmet materiale. Ekspertët thonë se ato arrijnë vlerën prej rreth 1.400 miliardë dollarë amerikanë.

default

Pra 20 vitesh, qyteti i Meksikos u trondit në orën 7:17 minuta nga një termet i fuqisë prej 8,1 të shkallës së richterit. Pasojat ishin të tmerrshme: u rrënuan më shumë se 500 godina, ndërkohë që numri i të vdekurve ishte rreth 30.000. E gjitha kjo ndodhi në një vend për të cilin termetet nuk janë ndonjë risi. Mirëpo, Ursula Osvald Spring, profesore në Univerzitetin e Meksikos, thotë se meksikanët kanë nxjerrë mësime nga katastrofa.
"Për shkak të termeteve ne kemi vendosur një sistem të ri dhe më të mirë të ndërtimit të shtëpive. Kemi edhe një kontroll më të mirë. Falë sistemeve të siturisë, kemi edhe një nivel më të vogël të korrupsionit në lëminë e ndërtimtarisë. Njëherit, ne të gjithë, fëmijët dhe të rriturit, kemi mësuar procesin e evakuimit, i cili ushtrohet të paktën tre herë në vit. Termetet i kemi integruar në jetën tonë të përditshme, për shkak se tek ne janë shumë të shpeshta".
Doktor Osvald Spring është një prej katër profesorëve, të cilët në Univerzitetin e KB në Bon kanë zhvilluar indikatorë me të cilët mund të jepen vlerësime më të lehta për katastrofat e mundëshme natyrore. Një ndër mundësinë është edhe aksioni politik, mirëpo njerëzit në rajonet e caktuara janë ata të cilët duhet t'i pranojnë këto masa. Shembull pozitiv janë bunkeret në bregdetin e Bangladeshit. Karl Oto Centel, nga Komiteti gjerman për parandalimin e katastrofave thotë: "Këto ndërtesa funksionojnë kaq mirë për faktin se shfrytëzohen prej bashkive. Në kohërat kur nuk kemi ndonjë përmbytje, ato shfrytëzohen për qëllime shkollore, për ekspozita, takime dhe qëllime të tjera. Ekzistojnë obligime të qarta edhe sa i përket furnizimit me ushqime dhe ujë, si dhe për mirëmbajtjen e këtyre sistemeve. Janë të caktuar njerëzit të cilët duhet të paralajmërojnë popullatën në rastet e katastrofave të mundëshme."
Masat e këtilla preventive kanë bërë që në masë të zvogloget numri i viktimave nga erërat e fuqishme tropikale. Në konferencë u theksua edhe rëndësia e sistemeve për paralajmërimin e popullatës nga cunami në Azi. Mirëpo për veprimin e sistemeve të këtilla, duhet të vendoset një sistem më i mirë edhe i komunikacionit dhe alarmeve.
Prej katastrofave natyrore, nuk janë të cënuar vetëm popujt e rajoneve të përmbytjeve dhe termeteve të shpeshta, por edhe shtetet e zhvilluara industriale, siç janë SHBA. Edhe atje është shtuar numri i katastrofave. Janos Bogardi, drejtor i Institutit gjerman për ekologji dhesigurinë e njerëzvë në Univerzitetin e Kombeve të Bashkuara thotë: "Ne në Gjermani jemi mësuar me mendimet se rreziqet nga përmbytjet mund t'i kalojmë të pa dëmtuar. Mirëpo, kjo është një ndjejë e gabuar. Këtë kanë dëshmuar edhe përmbytjet e viteve të fundit, ku masat e mbrojtjes nuk ishin të mjaftueshme. Në kohën e ndryshimit të klimës dhe shpeshtimit të katastrofave natyrore, duhet të mësohemi të jetojmë me këto rreziqe. Të vetëdijëshëm për rreziqet duhet të jenë të gjithë: prej vendimmarrësve e deri te organizatat e shoqërisë civile".
  • Data 13.10.2005
  • Autor Kateri Johum
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNn
  • Data 13.10.2005
  • Autor Kateri Johum
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNn
Reklamë