Katër serbët e plagosur jashtë rrezikut për jetën | Ballkani | DW | 20.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Katër serbët e plagosur jashtë rrezikut për jetën

Katër pjestarë të komunitetit serb janë plagosur mbrëmë në qytetin e Klinës. Ata po mjekohen në spitalin rajonal të Pejës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Katër pjestarë të komunitetit serb janë plagosur mbrëmë në qytetin e Klinës nga një shpërthim që ndodhi në apartamentin ku ata banonin. Nga të plagosurit tri janë femra dhe një është mashkull. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Zyrtarë të policisë në
Kosovë, thonë se shpërthimi ndodhi rreth orës 20 të mbrëmjes dhe nga të dëmtuarit një grua e moshuar është plagosur më rëndë.

Katër serbët e plagosur po mjekohen në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes, mbrëmë vonë kanë shkuar edhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku, komisioneri i policisë ndërkombëtare, Stiven Kurtis, dhe zëvëndës komisioneri dhe udhëheqësi I SHPK-së, Sheremet Ahmeti.

Zyrtarë të policisë thonë se njësitë e policisë nga rajoni i Pejës po zhvillojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa ata sot po ndihmohen edhe nga hetuesit nga qendra në Prishtinë. Tash për tash, sipas zyrarëve të policisë ndërkombëtare, ende nuk mund të konfirmohen hollësi për mënyrën sesi ka ndodhur shpërthimi dhe nëse ka ndonjë person të arrestuar për këtë rast.

Incidenti i mbrëmshëm në qytezën e Klinës në Kosovën perendimore është incidenti më i rëndë që ka ndodhur kohët e fundit në këtë pjesë të Kosovës. Vetëm në javën e fundit ndërkaq, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur disa incidente, shpërthime, në të cilat nuk ka pasur viktima në njerëz apo të plagosur, përveç dëmeve materiale. Njëri prej shpërthimeve ndodhi pranë banesës së ministrit të brendshëm të Kosovës Fatmir Rexhepi dhe shkatërroi makinën e tij ndërsa tjetri shkatërroi një makinë të një këshilltareje të zv.kryeministrit të Kosovës Lutfi Haziri. Për këto incidente akoma nuk është arrestuar ndonjë person.

Këto akte u dënuan fuqishëm nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të cilët kërkuan nga organet e rendit që kryrësit e akteve të arrestohen sa më shpejtë dhe të dalin përpara drejtësisë.


  • Data 20.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcU
  • Data 20.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcU
Reklamë