1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Formati i Normadisë konsultohet për konfliktin në Ukrainë

25 Korrik 2017

Sipas të dhënave nga qeveria gjermane, Gjermania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Ukrania kanë rënë dakord për masa të menjëhershme për të çuar përpara procesin e paqes në Ukrainë.

https://p.dw.com/p/2h7zR
Deutschland G20 Emmanuel Macron, Wladimir Putin und Angela Merkel in Hamburg
Fotografi: picture-alliance/ZUMA Wire/Planet Pix/S. Kugler

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Në llidhje telefonike të katër palët kanë rënë dakord që marrëveshja e paqes në Minsk "të zbatohet plotësisht", sa u përket çështjeve "politike, humanitare dhe ekonomike, si dhe aspekteve të sigurisë".

Kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron inkurajuan palët të vazhdojnë diksutimet e deritanishme me shkëmbimin e të burgosurve sipas parimit "të gjithë për të gjithë" deri në fund të vitit. Në deklaratë thuhet: "Palët do të ndërmarrin hapa reciproke për të rifilluar marrdhëniet ekonomike". Detajet duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të qartësohen.

Sipas komunikatës këshilltarët e udhëheqësve të shteteve do të takohen në muajin e ardhshëm. Pastaj do të ketë edhe një telefonatë tjetër mes të ashtuqujaturit formati i Normandisë. Kjo ishte biseda e parë në këtë format pas marrjes së detyrës nga presidenti Macron.

Vetëm disa ditë më parë i dërguari i ri i SHBA-së në Ukrainë, Kurt Volker, ngriti akuza të rënda kundër Moskës: Rusia është përgjegjëse për "luftën e nxehtë" në lindje të Ukrainës, tha Volker gjatë një vizite në qytetin ukraninas të Karamatorsk.

Zbatimi i një plani për paqe i ndërmjetsuar nga Gjermania ka ngecur me muaj të tërë. Petro Poroshenko veçoi ditët e fundit të korrikut, si një nga periudhat më të përgjakshme që nga fillimi i vitit.  Sipas të dhënave nga ushtria ukrainase në këtë periudhë të shkurtër, janë vrarë më shumë se 20 ushtarë në luftimet me separatistët pro-rusë. Poroshenko konfirmon edhe një herë thirrjen e Kievit për një mison paqeruajtës të OKB-së, Perëndimi deri tani e ka refuzuar këtë mundësi. Në pranverën e vitit 2014 filloi konflikti me armë në pjesën lindore të Ukrainës midis ushtarëve të qeverisë ukrainase dhe  rebelëve pro-rusë. Qysh atëherë më shume se 10.000 vetë janë vrarë.