Karolus Papulias kthehet në Gjermani | Gjermania | DW | 21.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Karolus Papulias kthehet në Gjermani

Që prej ditës së hënë Presidenti grek Karolus Papulias është duke zhvilluar në Gjermani një vizitë shtetërore. Deri tani Papulias përveç Presidentit Horst Këhler dhe Kancelares Angela Merkel ka takuar edhe kryetarë të partive opozitare në parlament

default

Presidenti grek Karolus Papulias, i cili po viziton Gjermaninë e njeh mirë këtë vend. 14 vjet me rradhë, që nga viti 1960 deri 1974, ai ka qëndruar këtu si student, si gastarbeiter, si luftëtar i rezistencës gjatë kohës së diktaturës ushtarake greke dhe për një farë kohe ka punuar në Radion Deutsche Welle.

Këto përvoja kanë lënë gjurmë deklaroi 76 vjeçarki Karolus Papulias në Berlin: "Jam shumë i lumtur, që vizitoj Gjermaninë si presidenti i Republikës Greke. Dhe jo vetëm se të dy vendet i lidh një miqësi e ndershme, por edhe sepse një pjesë të rëndësishme të jetës unë e kam kaluar këtu, ku kam studjuar dhe kam ndjekur nga afër zhvillimin demokratik dhe ekonomik në një fazë vendimtare."

Marrëdhëniet gjermano-greke janë shumë të mira. Të dy vendet bëjnë pjesë në BE dhe Nato dhe në shumë çështje të rëndësishme, që e preokupojnë Bashkimin Evropian, mbrojnë pozicione të njëjta. Athina dëshiron tani një presidencë të fortë gjermane të Bashkimit Europian, që t´i çojë përpara çështjet e rëndësishme të BE-së. Papulias përfshin këtu projektkushtetutën, çështjet e zgjerimit dhe një rol të fortë të BE në Lindjen e Afërt dhe në Kosovë. Këtu në Ballkan Greqia është bërë një partner i rëndësishëm në bisedimet për zgjidhjen e problemeve.

Presidenti gjerman Horst Këhler tha:"Mendojmë, se Greqia prej 25 vjetësh është një partner i mirë në BE dhe luan një rol të rëndësishëm stabilizues në rajon. Në BE duhet të de]ëgjojmë me vemendje zërin e Greqisë."

Nuk ka qenë gjithnjë kështu. Pas fundit të eres socialiste në vitet 90 dhe shpërbërjes së Jugoslavisë Greqia shihej si pjesë e problemit. Athina për një farë kohe i pat mbyllur kufinjtë me Shkupin, sepse ish republika jugosllave e Maqedonisë donte të quhej vetem Maqedoni.


Jehona negative jashtë shteti pat shkaktuar një transformim politik në Greqi. Në fakt në çështjen e vendosjes së emrit nuk është shkuar asnjë hap më larg, por Greqia mbështet tani pranimin e Maqedonisë në BE. Dhe po ashtu anëtarësimin e Bullgarisë, Rumanisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit perendimor. Athina mbështet edhe pranimin e Turqisë nëqoftëse Ankaraja plotëson kushtet për pranim. Këtu bëjnë pjesë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhja e çështjes së Qipros.

Një çështje në raportin ndçrmjet Gjermanisë dhe Greqisë mbetet akoma e hapur. Kjo është çështja e dëmshpërblimeve të viktimave të krimeve gjermane gjatë pushtimit të Greqisë në luftën e dytë boterore. Presidenti grek paraqiti në Berlin pozicion zyrtar të Greqisë, kur deklaroi se për Athinën kjo çështje mbetet e hapur deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Presidenti gjerman Horst Këhler u përgjigj se kjo temë për Berlinin është e mbyllur dhe se ekziston mendimi, që ajo nuk i ngarkon marrëdhëniet gjermano-greke. Megjithatë ai parapëlqen një propozim të bërë nga pararendësi i tij Johannes Rau. Pra themelimin e një lidhje rinore gjermano-greke që ka për detyrë takimin e të rinjve nga të dy vendet.
"E mbështes temën e këmbimit të të rinjve në formën e një programi këmbimesh. Besoj se ne ne Evropë duhet ta intensifikojmë këmbimin e të rinjve."

  • Data 21.09.2006
  • Autor Panagiotis Kouparanis.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzK
  • Data 21.09.2006
  • Autor Panagiotis Kouparanis.
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqzK