Karnevali i Këlnit i vjetër sa vetë historia | Gjermania | DW | 19.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Karnevali i Këlnit i vjetër sa vetë historia

Karnevalet në Këln

Karnevalet në Këln

Karnevali i Këlnit është i vjetër sa vetë historia e qytetit. Megjithatë, në mënyrë të organizuar kështu si sot, karnevalet festohen që nga shekulli 18, pra përafërsisht që 180 vjet. Kaq vite numëron historia e shoqatës "Funkët e Kuq" një nga shoqatat më me taditë në mesin ea 160 shoqërive, shoqatave dhe komuniteteve të karnevalit sa ka në Këln. Jo vetëm vjetërisia, por edhe prania e mëse 20 të huajve në këtë shoqatë, e shquan atë veçanërisht për kualitete në krahasim me të tjera.

"Unë quhem Frank Fantolino. Jam 42 vjeçar dhe jam nga Sicilia. Këlni është "atdheu" im i dytë. Gjithmonë kam marrë pjesë në takimet e "Funkeve të Kuq". Por thënë të drejtën nuk kam guxuar të pyesja nëse mund të antarësohesha. Kam menduar se kjo nuk bën. Së pari vizitat dhë më pas njoftimet me anëtarët e shoqatës "Shkëndijat e Kuqe" më dhanë guxim që t´i pyesja për t´u anëtarësuar dhe thënë të drejtën jam pritur me përzemërsi sipas motos: "nëse ke interesim mund të bëhesh anëtar i grupit."

Franko Frantolino, pronar i një furre në Köln kishte vendosur shpejt të anëtarësohej, e megjithatë ishin dashur dy vjet derisa ai mori uniformën kuq-bardh dhe një helmetë me ngjyrë të zezë, sipas modelit të ushtarit të hershëm të qytetit. Rregullat janë të ashpra, thotë kryetari dhe komandanti i "Shkëndijave të kuqe" Hajnc Gynter Hunold

"Ekziston vetëm kryesia dhe komuniteti i gjerë i Shoqatës. Ka grada ushtarke por ato më shumë janë simbolike."

Cdokush mund të bëhet anëtar i shoqatës "Shkëndijat e Kuqe" nëse e mbaron me sukses testin e pranimit. Pas një viti e gjysmë pritje njeriu del para një komsioni balotazhi dhe bëhet një zgjedhje e fshehtë me sfera. Me atë rast pyetet për motivet dhe për personin e caktuar që ka sjellur kandidatin. Të njëjtën rrugë duhet ndjekur edhe të huajt që duan të bëhen anëtarë. Presidenti Hajnc Gynter Hunold thotë:

"Të huajt nuk bëjnë ndonjë përjashtim tek ne. Kriteret kryesore janë atributet që posedon një person i caktuar: disponimi dhe humori të cilat mund të transmetohen për publikun. Nëse nuk do të ishim të hapur për të gjitha kulturat dhe format, atëherë do të kishte një definim të gabuar për ne. Pikërisht Këlni është një metropol ku jetojnë shumë të huaj dhe nuk ka rëndësi çfarë përkatësie kombëtare ka njeriu."

Ndërkohë, rreth 20 të huaj janë anëtarë të shoqatës që ka mëse 600 veta. Përkatësia nacionale nuk përmendet askund, por kjo bëhet me pseudonime humoristike. Përshembull: për një nga Holanda përdoret emri "djathi" për një nga Italia "shpageti" etj.

Frank Fantolino është me mish e shpirt në shoqatën "Shkëndijat e Kuqe" edhe pse aktivitei në shoqatë është është për të. Gjatë kohës së karnevalit organizohen takime të panumërta, kurse gjatë vitit tjetër kalendarik një herë në muaj. Bashkëvendësit e tij nuk kanë mirkuptim për të.

"Ata thonë se unë jam një i "i krisur". Ata nuk mund ta kuptojnë se si mund të harxhohet kaq shumë kohë për një aktivitet të tillë. Thonë: "karnelvalet, okej, super! Të festojmë pak, por jo në mënyrë intensive ashtu si ti e kalon kohën." Por, të shpjegosh këto ndjenja është e vështirë. Të jesh anëtar i "Shkëndijave të Kuqe" nuk mund të shpjegohet me pak fjalë, sepse kjo është një ndjenjë që mua më lidh me qytetin e Këlnit."

Shoqata e karnevaleve "Rote Funkën" ( Shkëndijat e kuqe ) është krejtësisht punë burrash. Këtu takohen burra me profesione të ndryshme. Aty i delet në ndihmë edhe njëri-tjetrit, por para së gjithash aty kultivohet ndjenja e përkatësisë në shoqatë, pavarësisht nga kombësia thotë referenti për shtyp i "Shkëndijave të Këlnit" Harald Byt "Duhet thënë se personaliteti i individit pa dyshim luan rol më të madh se përkatësia kombëtare. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Është një këngë e bukur nga një grup muzikor i Këlnit në të cilën thuhet se çdo banor i Këlnit është një i huaj, sepse në Këln të gjithë janë të ardhur. Ne kemi origjinë nga Italia, nga Franca e kështu me rradhë, sepse Këlni gjithmonë i tillë ka qenë - qytet internacional".

  • Data 19.02.2004
  • Autor Aleksandar Jarecki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7X
  • Data 19.02.2004
  • Autor Aleksandar Jarecki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7X