Karikaturat janë vetëm sebepi | Studimi në Gjermani | DW | 06.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Karikaturat janë vetëm sebepi

Në shumë vende islamike edhe dje kanë vazhduar protestat ndaj publikmit të karikaturave të profetit Muhamed. Kjo edhe sot është temë qëndrore në të përditshmet gjermane.

default

Lidhur me këtë në «Taz» të Berlinit lexojmë:

"Kur flasim për eskalimin e protestave në shumë vende islamike, pika kulmore e të cilave siç duket nuk është arritur ende, nuk mbetet asgjë tjetër përveç apeleve për maturi. Propozimi im: tre hapa prapa, të marrim frymë thellë dhe për tre ditë me radhë të mos provokojmë por thjesht të heshtim - edhe pse kjo është paksa e vështirë. Pastaj ndoshta nuk do të jemi kaq të shqetësuar dhe nxehur për tu përleshur përsëri", shkruan në numrin e saj të sotëm e përditshmja "Taz" e cila botohet në kryeqytetin gjerman Berlin.

Ndërkaq në gazetën "Express" të Kölnit lidhur me këtë temë thuhet:

"Mbi karikaturat e profetit Muhamed mund të kemi mendime të ndryshme. Liria e shprehjes së mendimit është një e drejtë por jo edhe obligim për të përshendetur çdo paçavurë. Që myslimanët ndjehen të lënduar në ndjenjat e tyre fetare është e vetkuptueshme. Edhe të krishterët do të mbroheshin nëse Papa Benedikti i XVI-të do të shpotitej në një formë të tillë. Në të vërtetë jo me eksese dhe djegije siç po ndodh aktualisht në botën islamike. Pas tyre fshihen forca të cilat shfrytëzojnë rastin për të propaganduar idetë e tyre. Motivi për profetin falsifikuar është urrejte ndaj krejt çfarë është perëndimore. Karikaturat në këtë mes shërbejnë vetëm si karro. Islami po keqpërdoret për të legjitimuar dhunën. Gjendja është në të vërtetë serioze dhe e paparashikueshme si rrallë herë më parë. Arsyeja është fjalë e huaj për fanatikët", tërheq vëmendjen e përditshmja "Express".

Nga Kölni kalojmë në Mynih dhe në gazetën "Abendzeitung" lexojmë:

"Evropa vëzhgon pa rrugëdalje, me indinjatë dhe shqetësim se çfarë vale të pabesueshme dhune mund të shkatojnë disa karikatura. Këto orgji të hidhërimit përdoren për nxitje të qëllimshme dhune dhe janë të organizuara, keqëpërdoren ndjesitë dhe instrumentalizohen para së gjithash prej atyre grupeve të cilat me gëzim tani gatuajnë gjellën e tyre. Këtu nuk përjashtohet as partia siriane Baath në pushtet; socioalistë të cilët me fenë nuk kanë asgjë të përbashkët por gëzohen nëse nënshtetasit njëherë hidhërohen me dikend tjetër. Apo janë këta islamistë të cilët nuk zgjedhin mjete për përhapjen e ideve të tyre", theksohet në "Abendzeitung".

Protestat e dhunshme të ditëve të fundit në disa vende islamike kometohen sot edhe në gazetën "Westdeutsche Zeitung" e cila botohet në Dyseldorf. Lidhur me këtë ajo nënvizon:

"Eshtë kjo një ndjenjë e përzier nga frika, hidhërimi dhe pafuqie që të kaplon kur njeriu sheh aksionet disproporcionale të urrejtjes në shumë vende islamike kundër kulturës sonë të jetesës. Në këtë mënyrë njeriun shumë lehtë mund ta kaploj ndjenja që në vend se të mbetet sovran të radikalizohet edhe vet kur sheh flamuj e ambasada në flakë. Nuk është befasues fakti që protestuesit në shumë pjesë të botës islame nuk janë sa duhet të arsimuar që konliktet t'i zgjidhin në mënyrë paqësore. Apo ka pritur dikush që njerëzit në Bejrut, Damask apo Gazë të organizojnë tribuna të hapura ku do të diskutohej dhe mblidheshin nënshkrime kundër publikimit të karikaturave të Muhamedit", pyet "Westdeutsche Zeitung".

Ndërrojmë temë dhe kalojmë në Mynih ku dje përfundoi punimet Konferenca e Sigurisë. Në gazetën "Märkische Allgemeine" të Potsdamit lidhur me përfaqësimin gjerman lexojmë:

"Edhe paraardhësi i kancelares Angela Merkel, Gerhard Shrëder pat sqaruar pas luftës së Irakut në konferencën e sigurisë të Mynihut se NATO duhet të bëhet sërish platformë më e fuqishme e vendimeve politike. Fakti që fragmenti i njëjtë i kancelares në vendin e njëjtë tingëllon krejt ndryshe nuk ka të bëj me zërin. Nëse replika e Shrëderit është kuptuar si thirrje për mposhtjen me vota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si superfuqi kësaj radhe Angela Merkel nuk la asnjë pikë dyshimi se NATO duhet t'i shërbej më mirë qëllimeve të përbashkëta. Gatishmëria për dhunë në botën arabe, konflikti bërthamor me Iranin, forcimi i rrymave radikale në Palestinë, të gjitha këto flasin për atë se ende ekziston nevoja për një 'urë atlantike'", nënvizon "Märkische Allgemeine".

  • Data 06.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrX
  • Data 06.02.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrX