Kardinali Lehmann për çështjen e kopshteve të fëmijëve | Gjermania | DW | 11.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kardinali Lehmann për çështjen e kopshteve të fëmijëve

Kisha katolike gjermane mbështet planet e politikës për shtimin e vendeve në çerdhet për fëmijë, u shpreh kryetari i konferencës ipeshknore gjermane Karl Lehman.

Politika kërkon rritjen e numrit të kopshteve të fëmijëve

Politika kërkon rritjen e numrit të kopshteve të fëmijëve

Kryetari i konferencës ipeshknore gjermane Karl Lehman mbështet iniciativën e ministres gjermane të familjes, Ursula von der Leinen për lehtësimin e nënave te reja dhe mundësimin e kthimit të tyre në vendet e punës pas lindjes së fëmijës.

Lehman tha se do të arrijmë në një kompromis të arsyeshëm. Të dy kishat e mëdha financojnë dy të tretat e vendeve në kopshte. Kritikën e peshkopit të Augsburgut Walter Mixa për zgjerimin e vendeve në kopshte Lehman e quajti "një zë nder të 27 dioqezat". Mixa e ka cilësuar politikën e Leinenit si josociale dhe antifamiljare. Madje ai e akuzoi ministren se synon të krijojë kushtet e Gjermanisë Demokratike.

"Zonja ministre von der Leyen do ta rrisë numrin e kopshteve në 750 000 dhe në fakt synohet që 70 përqind deri 80 përqind e grave të hyjnë plotësisht në procesin e punës. Dhe kjo nuk më duket e drejtë. Kjo për mendimin tim është kundër dinjitetit të gruas. Ne nuk duhet të nisemi vetëm nga ana demografike dhe të themi, gra lindni fëmijë dhe pastaj rrini me ta në shtepi maksimumi një vit dhe pastaj kthehuni përsëri në industri apo në ekonomi, apo një vendin e punës, përndryshe keni pak kontakt me fëmijet tuaj. Dhe kjo për mendimin tim nuk është humane."

Nga ana tjetër peshkopja protestante Margot Kässmann e akuzoi peshkopin katolik për injorancë në debatin me ministren e familjes. Për gazeten Këlner Stadt Anzeiger ajo tha: "Në këtë diskutim nuk bëhet fjalë siç duket për të mirën e fëmijëve, por për ruajtjen e steriotipeve të vjetra."

  • Data 11.04.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqws
  • Data 11.04.2007
  • Autor Angjelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqws